Ina Rama e Nishani rikthejnë hetuesinë
• Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama dhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, do të nënshkruajnë të martën urdhrin e përbashkët që parashikon shkurtimin e numrit të punonjësve të Policisë Gjyqësore të atashuar në Prokurori.
Trazhgim Sokolaj
Projektdokumenti është diskutuar prej muajsh brenda Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë dhe së fundi është këshilluar edhe me misionet e huaja që asistojnë organet shqiptare të drejtësisë. Dokumenti përfundimtar i urdhrit tashmë është gati. Ai pritet të fillojë nga zbatimi menjëherë pas firmosjes formale nga Kryeprokurorja dhe ministri i Brendshëm. Urdhri i përbashkët nënshkruhet të martën në orën 10:00 nga ministri i Brendshëm Nishani dhe Kryeprokurorja Ina Rama, në prani të drejtuesve të prokurorive në rrethe dhe titullarëve të Policisë së Shtetit. Burimet zyrtare thanë se, urdhri në fjalë pritet të reduktojë dukshëm numrin e oficerëve të Policisë Gjyqësore që aktualisht janë atashuar në Prokurori. Sipas këtyre burimeve, marrëveshja mes ministrit të Brendshëm dhe Kryeprokurores ka për qëllim zgjerimin në numër punonjësish dhe në kompetenca të shërbimeve të Policisë Gjyqësore që funksionojnë pranë Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Policia Gjyqësore pranë Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, do të ketë më tepër detyrime dhe angazhim në hetimin e dosjeve penale pas hyrjes në fuqi të urdhrit të përbashkët. Burimet zyrtare thanë se, veç organizimit strukturor, urdhri i përbashkët parashikon që prokurorët të delegojnë pothuajse gjithë veprimet hetimore për t’u bërë nga oficerët e Policisë Gjyqësore. Në këtë mënyrë, kjo strukturë merr plotësisht statusin e “hetuesisë” famëkeqe të dikurshme, e cila kryente të gjitha hetimet hetimore-procedurale dhe në fund paraqiste dosjen tek prokurori për të mbrojtur akuzën në gjykatë.
Marrëveshja
Kryeprokurorja Ina Rama ka qenë e ashpër dhe e prerë ndaj punës së Policisë Gjyqësore që në tetor të vitit të kaluar, kur mori detyrën e titullares së organit të akuzës. Që në deklarimet e saj të para me cilësinë e Prokurores së Përgjithshme, Rama është shprehur se, Policia Gjyqësore është bërë shkak për zvarritjen dhe në disa raste edhe ngecjen e hetimeve. Shefja e organit të akuzës ka dhënë mesazhin e qartë për ndryshime rrënjësore në strukturën e Policisë Gjyqësore, statusin e saj dhe ndarjen e detyrave. Pjesë e këtij qëndrimi të Kryeprokurores duket se ka qenë edhe propozimi i saj në Ministrinë e Brendshme për nënshkrimin e një marrëveshje të përbashkët lidhur me riorganizimin e shërbimeve të Policisë Gjyqësore. Pas propozimit të Kryeprokurores, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria filluan diskutimet për hartimin e urdhrit të përbashkët, i cili tashmë ka marrë formë përfundimtare. Ai parashikon “kthimin në shtëpi” për pjesën më të madhe të oficerëve gjyqësorë që ndodhen të atashuar pranë Prokurorisë. Deri më tani, Policia Gjyqësore ka funksionuar e ndarë në dy pjesë: në institucionin e varësisë dhe pranë Prokurorisë. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë pasur Policinë Gjyqësore që vepronte pranë policisë dhe një numër oficerësh gjyqësorë të vendosur në Prokurori. Ministria e Mbrojtjes ka atashuar në Prokurori gjithë oficerët gjyqësorë që hetojnë krimet ushtarake. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me oficerët gjyqësorë që hetojnë krimet në tatime dhe dogana. Pjesa më e madhe e oficerëve gjyqësorë të këtyre sektorëve, sipas urdhrit që nënshkruhet mes Ina Ramës dhe Bujar Nishanit, do të kthehen në institucionet e tyre të varësisë pranë ministrive ose policisë, ndërsa në Prokurori do të mbetet një numër i kufizuar i oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Kodi i Procedurës Penale
Neni 30
Funksionet e Policisë Gjyqësore
1. Policia Gjyqësore edhe me iniciativën e vet, duhet të marrë dijeni për veprat penale, të pengojë ardhjen e pasojave të mëtejshme, të kërkojë autorët e tyre, të kryejë hetime dhe të grumbullojë gjithçka i shërben zbatimit të ligjit penal
2. Policia Gjyqësore kryen çdo veprim hetimor që i është urdhëruar ose deleguar nga Prokurori
3. Funksionet e treguara në paragrafët 1 dhe 2 kryhen nga oficerët dhe agjentët e Policisë Gjyqësore
Neni 304
Veprimtaria hetimore e Prokurorit
1. Prokurori drejton veprimtarinë hetimore dhe kryen vetë çdo veprim hetimor që çmon të nevojshëm
2. Ai mund të kërkojë nga Policia Gjyqësore kryerjen e veprimeve të deleguara posaçërisht, përfshirë edhe marrjen në pyetje të të pandehurit dhe ballafaqimet, në të cilat merr pjesë i pandehuri dhe mbrojtësi i tij. Në këtë rast Policia Gjyqësore respekton dispozitat për caktimin dhe pjesëmarrjen e mbrojtësit në veprimet hetimore
Urdhri i përbashkët transferon dosjet nga Prokuroria në polici
TIRANE – Urdhri i përbashkët i Kryeprokurores dhe ministrit të Brendshëm mësohet se, në përmbajtje të tij ka për qëllim përqendrimin e hetimeve në polici. Strukturat e Policisë Gjyqësore do të jenë më të angazhuara dhe më pranë veprimeve hetimore në terren, ndërsa prokurori nuk do ta humbasë rolin tradicional për drejtimin e hetimeve. Megjithatë sipas burimeve zyrtare, urdhri i përbashkët i Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme, ka një problem në raport me Kodin e Procedurës Penale, i cili është ligj më vete dhe si i tillë ka epërsi ndaj urdhrave. Në këtë mënyrë, urdhri i përbashkët kërkon që prokurorët të delegojnë dosjet penale në polici kur ka prova dhe kur autori i veprës penale është i njohur. Mirëpo Kodi i Procedurës Penale nuk e detyron prokurorin ta bëjë këtë, duke i dhënë liri atij të kryejë veprimet hetimore që gjykon të arsyeshme. Deri më tani, gjatë viteve të fundit, delegimi i dosjeve në polici si ky që kërkon urdhri i përbashkët, është bërë vetëm në rastet kur dosja ishte pa autor, pasi autori i krimit nuk njihej ose nuk gjykohej se fashikulli nuk kishte prova të mjaftueshme. tr.so