Tragjedia e Farkës, pushohet padia
• Pushohet padia për lokalin e tragjedisë së Farkës.
Fatos Mahmutaj
Vendimi është marrë pak ditë më parë në Gjykatën e kryeqytetit, ndërsa këto ditë ka marrë formë të prerë pasi nuk është ankimuar nga asnjë prej palëve. Bëhet fjalë për procesin gjyqësor midis pronarëve të truallit dhe ndërtuesit të bar-restorant “Liqeni”, Afrim Dibra, i cili humbi jetën në varkën e tragjedisë, mesnatën midis 5 dhe 6 marsit, bashkë me 15 klientët e lokalit. Ndoshta kjo është edhe arsyeja për të cilën paditësit hoqën dorë nga shqyrtimi i mëtejshëm i kërkesës së tyre për shkatërrimin e një pjese të lokalit, të cilën Dibra e kishte ndërtuar jashtë kontratës së nënshkruar me familjen Çollaku në vitin 2002. Burime nga gjykata pohojnë se, megjithëse nuk është shënuar në vendimin gjyqësor, kjo është arsyeja e vërtetë e pushimit të çështjes. Në bazë të kësaj kontrate Dibra kishte përfituar me koncesion për 20 vjet sipërfaqen, mbi të cilën ndërtoi lokalin, ndërsa kur të mbushej ky afat, Dibra do nënshkruante një kontratë tjetër, ose do i dorëzonte objektin pronarit të tokës. Po ndryshe nga kjo, Dibra kishte shtuar sipërfaqen e ndërtimit vit pas viti derisa në vitin 2005 u konfliktua me familjen Çollaku. Pas kësaj policia ndërtimore vendosi prishjen e shtetasve të lokalit që nuk ishin përfshirë në kontratë, ndërsa paralelisht me këtë gjashtë anëtarë të familjes Çollaku, Habil, Suzana, Edmond, Armanda e Fredi Çollaku, si dhe Anila Çollaku, ngritën një padi enfiteoze ndaj Dibrës. Shqyrtimi i saj nisi në shkurt të vitit të kaluar dhe vazhdoi deri një javë pas tragjedisë, kur avokat Pëllumb Hafëzi, përfaqësuesi ligjor i paditësve nënshkroi në gjykatë se hiqte dorë vullnetarisht nga çështja. Në vendimin që ka marrë formë të prerë pak ditë më parë, si pasojë e mosankimimit, gjykata argumenton se: “Në seancën gjyqësore, përfaqësuesi i paditësve kërkoi pushimin e gjykimit të kësaj çështje civile, duke hequr dorë nga gjykimi i padisë, kërkesë, të cilën e paraqiti me shkrim dore. Në Kodin e Procedurës Civile parashikohet se, paditësi në çdo fazë të gjykimit mund të heqë dorë nga gjykimi i padisë. Në këtë rast, gjykata vendos pushimin e gjykimit”. Ndërsa më tej në vendim thuhet se: “Gjykata vendos pushimin e gjykimit kur paditësi heq dorë nga gjykimi i çështjes, dhe se heqja dorë nga padia është një e drejtë ligjore e palës paditëse që mund të ushtrohet prej saj në çdo fazë të gjykimit”. Në bazë të këtyre argumenteve, gjykata pohon se ka vendosur t’i japë fund gjykimit të çështjes civile me palë familjen Çollaku dhe Afrim Dibrën. Kjo dosje, e cila mban numrin 488 në Gjykatën e Tiranës është përfunduar pa u zgjidhur në themel. Ndërkohë, shpenzimet gjyqësore që janë 1500 lekë të reja, vlera e padisë, i është ngarkuar palës paditëse dhe rezulton të jetë paguar në momentin e depozitimit të kërkesës në gjykatë një vit më parë.
Tragjedia e Farkës mori 16 jetë
TIRANE - Tragjedia e mesnatës midis 5 dhe 6 marsit të këtij viti shënoi 16 viktima anëtarë të pesë familjeve, të lidhura me njëra-tjetrën, klientë të bar-restorant “Liqenit”, si dhe pronarin e lokalit. Viktimat, në momentin e mbytjes në liqen po ktheheshin, pasi kishin festuar ditëlindjen e një të afërmi të tyre. Teksa po lundronin mbi liqen për të dalë në breg, varka nis të futë ujë dhe brenda pak sekondash humbën jetën Halil Osmani me gruan Hatixhe dhe dy vajzat Eli e Aurela; Alket Osmani me bashkëshorten Saikida dhe dy fëmijët e tyre binjakë trevjeçarë, Esi dhe Rei; çifti Pëllumb e Majlinda Hysaj dhe djali tyre Albani, ditëlindja e të cilit ishte shkaku i mbledhjes së të gjithëve në restorantin e Dibrës. Gjithashtu humbën jetën në tragjedi edhe Thëllëza Spahiu me të birin, Arlindin si dhe Pranvera Blamo me të birin, Erionin. Vdekja nuk kurseu as pronarin e lokalit 43-vjeçarin Afrim Dibra, i cili në ato momente po drejtonte varkën për të kaluar klientët në bregun tjetër të liqenit. Të vetmit që mbijetuan ishin 28-vjeçari Beqir Sinani, daja i dy binjakëve dhe dy vajza Luena Spahiu e Romina Hysaj. fa.ma.
Konflikti, policia shoqëroi Afrim Dibrën
TIRANE - Ditën para tragjedisë së Farkës, Afrim Dibra, pronari i bar-restorant “Liqeni”, ka qëndruar i shoqëruar për disa orë në polici, pikërisht si pasojë e konfliktit me pronarët e truallit të restorantit. Paraditen e 5 marsit ai u konfliktua edhe me Policinë Ndërtimore, që kishte shkuar për të prishur shtesat e lokalit të tij. Pas kësaj ai u shoqërua në Komisariatin numër 1, ku rezultoi se edhe më parë ishte shoqëruar disa herë për të njëjtën gjë. Burime nga procesi në Gjykatën e Tiranës si dhe burime të Komunës së Farkës pohojnë se, konflikti midis Dibrës dhe pronarëve të truallit ka disa vjet, ndërsa shkaku i pretenduar nga familja Çollaku është se Dibra nuk i ka paguar sipas kontratës, që kishte bërë me ta për shfrytëzimin e pronës së tyre. f.m.