E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet prokurori i Kavajës

• Pezullohet nga detyra me akuzën e "korrupsionit" prokurori i Kavajës.Trazhgim Sokokaj Pas largimit nga detyra prokurori i dyshuar gjendet në hetim penal, ndërsa kolegët e tij janë urdhëruar t'i verifikojnë edhe pasurinë. Musa Mulkurti, prokuror në Prokurorinë e qytetit të Kavajës u pezullua dje nga funksioni, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për t'i ulur dënimin dhe lehtësuar akuzat një të arrestuari për shpërndarje droge. Menjëherë pas pezullimit nga detyra, ndaj prokurorit të dyshuar kanë filluar hetimet nga Zyra e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (Task-Force) në Prokurorinë e Tiranës. Kolegët e tij të kryeqytetit kanë hapur dosje ndaj prokurorit të Kavajës, Musa Mulkurti për akuzën "korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve" parashikuar në nenin 319, germa "a" e Kodit Penal. Lajmi u konfirmua dje nga zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila tha se, prokurori Mulkurti do të jetë i pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve të filluara ndaj tij. Masa e parë ndëshkimore ndaj prokurorit të akuzuar për korrupsion është marrë pas publikimit në emisionin "Fiks Fare" në "Top Channel", të një bisede të Musa Mulkurtit me babanë e të arrestuarit për mbajtje dhe shpërndarje droge. Në këtë bisedë pretendohet se prokurori Mulkurti ka kërkuar të marrë ryshfet nga babai i të arrestuarit, duke premtuar ndryshimin e akuzës për të pandehurin dhe lehtësimin e dënimit të tij në gjykatë.Skandali i prokuroritMe urdhër të organit qendror të akuzës, zyra e inspektimit do të kontrollojë të gjithë punën e bërë nga prokurori i akuzuar për korrupsion pasiv. Specialistët e Prokurorisë së Përgjithshme kanë marrë urdhër të verifikojnë me imtësi të gjitha dosjet penale të hetuara nga Musa Mulkurti. Kontrolli i dosjeve bëhet me qëllim zbulimin e veprime të pajustifikuara apo të paligjshme në procedimet penale të hetuara nga prokurori Mulkurti. Ndërkaq njësia Task-Force në Prokurorinë e Tiranës do të hetojë edhe pasurinë e prokurorit të akuzuar për korrupsion. Tri ditë më parë Zagoll Muça akuzoi publikisht prokurorin e Kavajës, se i kishte kërkuar 5 mijë euro ryshfet për ndryshimin e akuzës dhe lehtësimin e dënimit për djalin e tij Selam Muça. Dy ditë para pretencës që jepej në gjyq nga Musa Mulkurti, sipas akuzës së qytetarit, prokurori i kishte kërkuar atij 3500 euro në këmbim të kërkesës për një dënim më të ulët për djalin. Në bisedën e bërë publike tri ditë më parë, prokurori pohon se kishte marrë 2 mijë euro nga 5 mijë të tilla, të cilat i kishte kërkuar nëpërmjet avokatit të personit të arrestuar për shpërndarje dhe mbajtje droge. Dënimi i parashikuar nga ligji për të pandehurin e prokurorit Musa Mulkurti është 15 vjet burg mirëpo përfaqësuesi i akuzës kishte premtuar se kundrejt ryshfetit do të kërkonte vetëm shtatë vite burg për të arrestuarin.Tri ditë më parë Zagoll Muça akuzoi publikisht prokurorin e Kavajës, se i kishte kërkuar 5 mijë euro ryshfet për ndryshimin e akuzës dhe lehtësimin e dënimit për djalin e tij, Selam Muça

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›