Ina Rama mbyll rrugën e rihapjes së hetimeve për Durrës-Prishtinë, pranon verdiktin e Gjykatës së Lartë
Kryeprokurorja refuzon të vijojë lojën e keqpërdorimit politik, të sponsorizuar nga mediat e Edvinit
TIRANE – Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka pranuar dështimin e hetimeve të rrugës Durrës-Kukës dhe ka bërë ët ditur se hetimi i saj i mundshëm, është tashmë i mbyllur pas “vendimit të formës së prerë” të Gjykatës së Lartë, që i cilësoi hetimet jashtë afateve ligjore.
Në përgjigje të interesimit të medias për ecurinë e mundshme të hetimeve të dosjes “Durrës – Kukës”, Kryeprokurorja Rama tha se, “vendimi i Gjykatës së Lartë është i formës së prerë”, duke mos preferuar të bëjë komente të tjera rreth këtij vendimi.
Deklarimin e saj kryeprokurorja Ina Rama e bëri dje pas një seance dëgjimore me dyer të mbyllura mes krerëve të institucioneve të drejtësisë me përfaqësues diplomatik të Bashkimit Evropian në Shqipëri lidhur me ecurinë e reformave në sistemin e drejtësisë.
Me deklarimin e saj, Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka hedhur poshtë të gjitha zërat që qarkullonin, se nga grupi hetimorë që është duke përgatitur një tjetër pistë për sa i përket çështjes së shumë përfolur “Durrës-Kukës”.
Disa ditë më parë, Gjykata e Lartë shpalli të pavlefshme hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me abuzimet me fondet publike në ndërtimin e rrugës Durrës- Kukës. Të pandehur në këtë çështje ishin ish-Ministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, aktualisht ministër i Jashtëm dhe Andi Toma ish- drejtor juridik në Ministrinë e Transporteve, të cilët akuzoheshin për shpërdorim detyre.
Me vendimin e Gjykatës së Lartë çështja ndaj tyre është pushuar.