E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri – Kinë, një erë e re marrëdhëniesh bashkëpunimi

Kryeministri Sali Berisha, konferencë për shtyp pas kthimit nga vizita në Kinë
 
TIRANE - Në kuadrin e 60-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës, kryeministrit Sali Berisha deklaroi dje gjatë një konference për shtyp, menjëherë pas kthimit nga vizita disa ditore në vendin e largët aziatik, se të dy vendet po shënojnë një erë të re marrëdhëniesh.
Berisha tha se në këtë vizitë, gjatë takimeve me Presidentin dhe Kryeministrin e Kinës, u shpreh vullneti i përbashkët për të krijuar një erë të re të marrëdhënieve të bashkëpunimit dy palësh. Historia e marrëdhënieve midis kombit shqiptar dhe kombit kinez, tha kryeministri, në tërësinë e sajë është një histori miqësie, kjo vizitë konfirmoi se Partia Komuniste e Kinës dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, janë faktuar si transformuese të mëdha në ekonomitë e vendeve.
Berisha tha se ftoi investitorët kinezë për të investuar në Shqipëri dhe mori konfirmim nga kompani kineze, ndër më të njohurat në botë se shume shpejt do të vijnë në Shqipëri me projekte konkrete investimesh në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Berisha shtoi se vizita nisi fillimisht në pikën më jugore të Kinës ku mori pjesë në  Forumin Botëror Ekonomik BOAO, që bashkonte Azinë, Afrikën, Oqeaninë, Amerikën, një nga forumet më të mëdha.
Ndërsa, dita e dytë e vizitës ishte në qytetin industrial në Shenzhen, ku u bë një pritje shumë e përzemërt nga kryetari i Bashkisë së Shenzhenit.
“Shenzheni është një nga historitë më të mrekullueshme dhe interesante. 25 vjet më parë, qyteti që sot kishte tejkaluar të gjitha zhvillimet me të gjithë prodhuesit dhe prodhimet prej 500 miliardë dollarë në vit, ishte emri më i panjohur, ishte thjesht një fshat peshkatarësh. Kurse sot ai ishte një nga qytetet me urbanistikë më njerëzore, qytet i cili kishte arritur të kish 50 universitete kineze dhe të botës, qytet që renditej për sa i përket peshës ekonomike, pas Hon Kongut, në vendin e dytë, para Pekinit, para Shangait dhe gjithë qyteteve të tjera”, theksoi kryeministri.
Në Shenzhen, tha kryeministri, vizitova parkun e High Teck-ut, krenaria e Kinës.
“Aty u njoha me zhvillimet më të fundit të teknologjisë së Informacionit. Kënaqësia ime e madhe ishte se dy nga kompanitë më të mëdha dhe më të fuqishme janë prej 2-3 vitesh operativë në Shqipëri. Njëra prej tyre firmosi një marrëveshje me Albtelekomin dhe informoi se do ta shndërrojë Shqipërinë në qendrën rajonale të operacioneve të tyre. I ftova ata që të parashikojnë investime në Shqipëri, ndërtim të fabrikave të tyre dhe u ofrova të gjitha lehtësitë e nevojshme. Kryetari i Bashkisë më premtoi se, në krye të një delegacioni të biznesmenëve të Shenzhenit, do të vizitojë Shqipërinë. I njoha miqtë me studimin e Makenzit, i cili ka një studim ku thotë se  lugina Tiranë - Durrës do të shndërrohet në Shenzhenin e Evropës. Ky qytet përbënte një mrekulli zhvillimi. Në mënyrë të përsëritur mua më vinte mendimi se si kur ata nisën të ndërtonin Shenzhenin, gahilët, klika e Enver Hoxhës e Ramiz Alisë, Mehmet Shehut e të tjerave, e ndëshkuan këtë vend me numrin e pafund të bunkerëve dhe përfunduam në një nga 3-4 vendet më të varfra të planetit”, tha më tej kreu i qeverisë.
Duke iu referuar më tej vizitës në Kinë, Berisha theksoi se kulmi i saj ishte vizita në Pekin. Aty unë pata kënaqësinë e veçantë që të pritem në bisedimet zyrtare nga Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Hu Jintao, të diskutoj gjerësisht mbi marrëdhëniet bilaterale. Presidenti më premtoi se ai personalisht do të inkurajojë biznesin kinez të investojë në Shqipëri.
“Të nesërmen, mu rezervua pritja ceremoniale dhe bisedimet zyrtare nga Kryeministri i Republikës Popullore të Kinës Wen Jiabao. Kryeministri Wen Jiabao më siguroi se do të inkurajojë biznesin kinez, do të mbështesë korporatat kineze që ato të investojnë në Shqipëri, sikundër, më siguroi se për Shqipërinë si një vend mik, qeveria e tij do të kreditojë jo vetëm ekipime të mëdha të informacionit, të high-teck, por do të financojë edhe projekte në infrastrukturën e vendit, si dhe projekte të tjera”, nënvizoi Berisha.
“Pata gjatë kësaj vizite, shtoi kryeministri, edhe pjesën kulturore, pse jo edhe elektorale”.
Kreu i qeverisë Sali Berisha theksoi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se
qeveria kineze është treguar e gatshme për të dhënë kredi të buta, konçensionare në një sërë fushash ku vendi ynë ka interes të plotë. Pas kthimit nga Kina, nëpërmjet një konference për shtyp, Berisha bëri të ditur se kryeministri kinez u angazhua personalisht, për të përcaktuar projekte, veçanërisht në infrastrukturën e vendit, por interesi për të dhënë grande ka qenë edhe është ende evident. “Qeveria kineze çdo vit akordon një grand, me të cilin qeveria shqiptare ka blerë kompjutera dhe vazhdon të akordojë, edhe këtë vit e afroi. Kësaj here nga grandi, ne kemi marrë skanerin e doganave, kryeministri më premtoi qartë se ata do të vlerësojnë dhe do të japin një kredi të konsiderueshme, me terma të butë, konçensionare, për të gjithë shoqërinë e informacionit, ku ne kemi shumë interesa. Ne kemi një skaner dhe do të doja shumë shpejt që të gjitha pikat tona kufitare të kishin skaner. Pra në të gjitha pikat doganore të vendosim nga një skaner. Po kështu në informatikë, në ingoverment. Së dyti, kryeministri, personalisht u angazhua, për të përcaktuar projekte në infrastrukturën e vendit. Ne do të ulemi para tyre, do të paraqesim projektet dhe qeveria kineze do t’i financojë ato me kredi të buta, gjithmonë pra kredi konçensionare”, u shpreh Berisha.

Kryeministri i përgjigjet pyetjes për licencën e operatorit të katërt telefonik

“Oferta e Edilit dhe Edvinit ishte 3 milion euro
 më e vogël, kompania fituese ofroi 8 milionë”

TIRANE - “Kjo pyetje duhet të bëhet kështu si pronarët përdorin mediat sepse Edili bashkë me Edvinin ishin dy pretendentë kryesor të licencës. Dhe tani thonë. I keni parë ju si u bënë për ARMO-n vetëm se Besniku i Taiwanit ngeli pa marrë tenderin. Paçka se kishte vënë 30 milion euro më pak në ofertë ishte 100 milion oferta e tyre ishte 130 milion e atyre që fituan. Tele-Edili nuk bën gjë tjetër veçse herët e gdhihet me ARMO-n, tani na doli operatori telefonisë. Është e vërtetë se oferta e Edilit dhe Edvinit ishte 3 milion euro më e vogël. Si thoni ju t’ja japim këtyre, pse nuk e bëri pronari 8 milion euro, të shihte ai kujt do t’ja jepnin ne tenderin. Pavarësisht se unë them këto që them për Edilin, do ja jepja në rast se do kishte ofertë më të mirë. E di ku është problemi? Problemi është se interesi publik nuk mund të cenohet asnjë rast. Tenderin e fiton ai që ka ofertën më të lartë dhe kjo është kompania që ka në përbërje Postë-Telekomin e Kosovës, entin publik. Çfarë ti themi ne atij, do ja japim Edili, jo nuk ja japim Edilit me 4 milion. Edili po ta kishte ofruar atë ofertë me 8 milionë, garantoj unë se do të ishte fitues. Ne nuk shkelim mbi interesin publik”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›