E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplaset me një shkëmb në det, humb jetën 14-vjeçari

Rudin Sulaj kishte qenë së bashku me disa shokët e tij në momentin kur është hedhur nga lartësia

VLORË Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje qytetin e Vlorës, pasi një 14-vjeçar humbi jetën aksidentalisht teksa është hedhur për t’u larë në zonën e Ujit të Ftohtë, në afërsi të tunelit, duke përplasur kokën në shkëmb, gjë që i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Përplasja

Sipas dëshmive të shokëve të 14-vjeçarit, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërkohë që viktima mësohet të jetë Rudin Sulaj. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, kur katër të rinj me moshë deri në 15 vjeç, pasi kanë dalë nda shkolla, janë drejtuar për në zonën e Ujit të Ftohtë. Pasi kanë kaluar plazhin e ri, janë drejtuar për në afërsi të shkëmbinjve. I riu Rubin Sulaj, 14 vjeç, duke parë detin nga lartësia u ka thënë shokëve se do të hidhet me kokë që aty, në vendin që quhet “Varka” dhe më pas është hedhur me kokë. Niveli i ujit me pjesën e shkëmbinjve ka qenë jo më shumë se 1 metër dhe nga forca e rëndesës, pjesa e djathtë e kokës është përplasur me shkëmbinjtë nënujor. Adoleshenti në momentin e fatkeqësisë ishte i shoqëruar nga shokët e tij, të cilët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë, teksa e kanë parë se pas zhytjes ai nuk kishte dalë në sipërfaqe. Më pas shokët e adoleshentit janë zhytur dhe janë përpjekur të nxjerrin në breg trupin e 14-vjeçarit dhe më pas ata e kanë dërguar menjëherë në Spitalin e Vlorës. Por mjekët e këtij spitali kanë pohuar se goditja ka qenë fatale për 14-vjeçarin, i cili nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë që shokët e Selimaj bëjnë me dije se ngjarja është aksidentale. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Zona e Ujit të Ftohtë në Vlorë njihet si një zonë që është e mbushur me gurë nënujorë dhe jo në pak raste, ato kanë rezultuar fatale për jetën e njerëzve. E.H.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›