E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama rikthen dosjen “Pasaportat”

• Një kërkesë e Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, ka vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese lidhur me dosjen e bujshme “Pasaportat”.TIRANE Prokuroria ka pretenduar se një vendim i dy viteve më parë i dhënë nga Gjykata Kushtetuese, linte vend për interpretime të ndryshme nga të dënuarit e dosjes “Pasaportat”. Me këtë argument, Prokurorja e Përgjithshme i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar prej saj interpretimin e vendimit të dhënë dy vite më parë. Pas kërkesës së organit të akuzës, Gjykata Kushtetuese ka interpretuar edhe njëherë një vendim të saj të datës 11 maj 2006. Atë ditë Gjykata Kushtetuese prishi vendimin e dhënë nga Gjykata e Lartë dhe ktheu dosjen “Pasaportat” për rigjykim në Kolegjin e kësaj gjykate. Shkak për rikthimin e vendimit ishin shkeljet gjatë gjykimit ndaj zyrtarëve të lartë, të cilët u arrestuan dhe u akuzuan atëherë për abuzime në tenderin ndërkombëtar të prodhimit të pasaportave aktuale. Prokuroria pretendoi se vendimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese në maj 2006 nuk shprehej qartë nëse shkeljet gjatë gjykimit të dosjes “Pasaportat” ishin bërë vetëm dëm të Arben Priftit, apo edhe ndaj të akuzuarve të tjerë në këtë proces. Në fakt, Gjykata Kushtetuese, në interpretimin e vendimit të dhënë prej saj, shprehet se shkeljet gjatë gjykimit të procesit “Pasaportat” ishin kryer vetëm në dëm të Arben Priftit dhe jo ndaj të akuzuarve të tjerë. RikthimiNë dosjen “Pasaportat” janë akuzuar e dënuar ish-zv.ministri i Rendit, Bujar Himçi, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Rendit, Veli Myftari dhe dy zyrtarët e tjerë, Edmond Aliaj dhe Arben Prifti. Ata u akuzuan se kishin kryer veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tenderë”. Gjykata Kushtetuese ishte shprehur në arsyetimin e vendimit të saj se gjatë gjykimit të çështjes “Pasaportat”, të pandehurit Arben Prifti i ishte mohuar e drejta e mbrojtjes. Edhe pse në arsyetimin e Kushtetueses thuhej qartë se kjo shkelje ishte kryer vetëm ndaj Arben Priftit dhe jo ndaj të akuzuarve të tjerë, në diapozitivin e vendimit lihej vend për interpretime se kthimi i dosjes në Gjykatën e Lartë bëhej për shkak se shkeljet në gjykim ishin kryer edhe ndaj të pandehurve të tjerë. Në këto kushte, pas një kërkese të bërë nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, Gjykata Kushtetuese ka interpretuar vendimin e dhënë prej saj dy vite më parë. Kushtetuesja është shprehur qartë kësaj radhe, se shkeljet në gjykim janë kryer vetëm ndaj të akuzuarit Arben Prifti. Kushtetuesja është shprehur më datë 5 mars 2008, se kthimi i vendimit për dosjen “Pasaportat” në Gjykatën e Lartë interpretohet se ka efekt vetëm për të pandehurin Arben Prifti dhe jo për të akuzuarit e tjerë të këtij procesi gjyqësor.  tr.so4 zyrtarejanë akuzuar dhe dënuar lidhur me abuzimet e deklaruara në tenderin ndërkombëtar për prodhimin e pasaportës aktuale shqiptare2 vjetmë parë Gjykata Kushtetuese vendosi kthimin e dosjes në Gjykatën e Lartë. Ky vendim është interpretuar pak ditë më parë pasi u cilësua i paqartëVendimi që dënoi zyrtarët e pasaportaveTIRANE – Gjykata e Lartë më 23 mars 2005 ka vendosur dënimin përfundimtar të zyrtarëve të akuzuar për abuzime gjatë tenderit të pasaportave. Gjykata e Lartë vendosi lënien në fuqi të dënimit të dhënë nga Apeli Tiranë ndërsa ndaj të gjykuarve Veli Myftari, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Rendit dhe Edmond Aliaj, si dhe për të gjykuarin Bujar Himçi, ish-zv.ministër i Rendit në pjesën që e deklaron atë fajtor për krimin e shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike. Kolegji i Gjykatës së Lartë vendosi prishjen e vendimit të Apelit Tiranë, në pjesën që deklaron fajtor Bujar Himçin për krimin e falsifikimit të dokumenteve, të kryer në bashkëpunim dhe pushimin e çështjes në ngarkim të tij për këtë vepër penale. Sipas gjykatës, në këto kushte i gjykuari Bujar Himçi dënohet me 1 (një) vit burgim. Gjykata e Lartë vendosi gjithashtu prishjen e vendimit të Apelit Tiranë ndaj të gjykuarit Arben Prifti, deklarimin e tij fajtor për krimin e shpërdorimit të detyrës dhe dënimin e tij me 300 mijë lekë gjobë.KërkesaKërkesa që ka vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese është bërë nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pretendoi se vendimi linte vend për interpretime të ndryshme. Organi i akuzës ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese për vendimin e dhënë nga vetë ajo në mars 2006. Kushtetuta i njeh të drejtën e mbrojtjes ligjore gjatë procesit çdo të pandehuri në Shqipëri për çfarëdo akuze të ngritur ndaj tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›