Inagurohet ujësjellësi Spitallë-Porto Romano. Berisha: Para në dorë fermës
Durrës- Shefi i ekzekutivit, Berisha ka marrë pjesë në përurimin e ujësjellësit Spitallë-Porto Romano në Durrës, paraditën e së shtunës nga ku ka premtuar se nëse fiton një mandat të tretë qeverisës do të vijojë me ndryshimin thelbësor- siç tha ai- të jetës së qytetarëve të këtij vendi.
Berisha tha se ndryshimi infrastrukturor ka bërë që zona të zhvillohet me tej teksa u zotua: Do të asfaltojmë çdo rrugë e rrugicë të Spitallës. Shërbimet më cilësore e do të ndërtojmë e rindërtojmë çdo shkollë e qendër shëndetësore. Do të bëjmë gjithçka për punësimin tuaj,-tha Berisha.
Kryeministri nuk ka lënë pa sulmuar as rivalin e tij, Edi Rama kur tha se ai po i mashtron shqiptarët me çështjen e taksave.
Mashtrimet e autobuzit të shokut mavi. Ftojeni të shkojë tek një biznes i vogël në qendër të Durrësit të pyesësh sa paguan taksa? Shkoni në qendër të Tiranës pyesni sa paguani në Tiranënëse të Tiranës janë 40 deri në 50% janë më të ulëta së këtu atëherë keni të drejtë të votoni këtë. Ftojeni të vijë këtu sepse deklaron çdo ditë se jemi në Mesjetë, jemi pa ujë i duhet të them nihilistit se vetëm 8 vite më parë kishte më pak se 60% e shqiptarëve që merrnin ujë të rrjedhshëm, sot 90% e shqiptarëve marrin ujë të rrjedhshëm, ende jo 24 orë, por këto janë çdo muaj e vit po rritet numri i qytetarëve që marrin ujë 24 orë,-tha Berisha.
Kryeministrit tha se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për shërbimet më të mira, rritjen e punësimit. Sille autobusin këtu që të shpëtosh nga Mesjeta, se këtu kemi ujë 24 orëPD-ja, ndërtim insfrastrukturës më moderne që ju meritoni,-tha Berisha.
Sakaq Berisha u ndal më pas në një bashkëbisedim me fermerë të Goses së Kavajës tëcilëve u premtoi mbështetje dhe subvencionim me para në dorë.