Shoqatat e Agrobiznesit ndihmojnë familjet e përmbytura
Këshilli Agrobiznesit Shqiptar (KASH) që përfshin 12 Këshillat Rajonalë dhe 21 shoqata të agrobiznesit, të solidarizuar me familjet e prekura nga fatëkeqësia natyrore e përmbytjes në disa zona në veri, kanë nisur një fushatë sensibilizuese për kontribuar me ushqime, mjete monetare dhe materiale për banorët e tyre.Presidenti i KASH-it, Enver Ferizaj, tha sot se vetëm gjatë ditës së sotme shoqatat e agrobiznesit kanë përgatitur mbi 200 pako ushqimore, (vaj, sheqer, miell , makarona etj), që përbëjnë rreth 2 ton ushqime, të cilat do të nisen për t'u shpërndarë tek banorët në nevojë në zonën e Shkodrës, të prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit.Sipas tij, kësaj nisme solidarizimi po i përgjigjen dhe anëtarët e shoqatave të agrobiznesit, që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar me donacione monetare dhe materiale për përballimin e situatës. KASH-i, thekson Ferizaj, po ndjek me shqetësim situatën dhe uron që banorëve në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë t’i kthehet sa më shpejt normalitetit."Në këtë konteks, KASH-i është mobilizuar dhe ka nisur një fushatë mbarëkombëtare me anëtarët e agrobiznesit për të mbledhur ndihma ushqimore dhe monetare në mbështetje të banorëve të këtyre zonave", tha ai.Si një nga institucionet kryesore të agrobiznesit në vend, Këshilli i Agrobiznesit i bën thirrje gjithë bizneseve shqiptare e të huaja, individeve, institucioneve, që t’u gjenden pranë me ndihmë financiare banorëve të Qarkut të Shkodrës e Lezhës, të dëmtuara ditët e fundit nga përmbytjet. Për këtë qëllim, KASH-i ka vënë në dispozicion edhe numrin e llogarisë bankare të saj, Këshilli Agrobiznesit Shqiptar , Raiffeisen Banak, NR i Llogarisë 231231.