Inaugurohet rruga e ish-Kënetës
DURRES - Inaugurohet rruga e ish-Kënetës në Durrës. Mbipopullimi i zonës periferike vitet e fundit i ka bërë të domosdoshme investimet në të.
Në këtë zonë, ku aktualisht jetojnë 20 mijë familje, ka përfunduar rruga e re me gjatësi 3 km, e cila bashkon superstradën Durrës-Tiranë me pjesën qendrore të qytetit. Rruga ka 6 korsi dhe sistem ndriçimi, semaforësh dhe trotuaresh, çka do të lehtësojë lëvizjen e kalimtarëve. Në inaugurimin e saj pasditen e djeshme mori pjesë dhe kryeministri Berisha. Rruga e re është ndërtuar mbi kanalin e vjetër, i cili kalonte mespërmes ish-kënetës, por tashmë i disiplinuar në tubacionet e reja prej betoni. Fondacioni Co Plan, i cili punon që prej 8 vitesh në një territor prej 50 ha ka investuar rreth 85 milion lek për shtrimin e rrugës së lagjes me çakull dhe sistemin e furnizimit me energji elektrike. o.u