E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodi ndalet në bregdet

DURRES - Miku i madh i shqiptarëve Romano Prodi deklaroi në Durrës se, vendi ka bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara që nga koha e rebelimit të piramidave në vitit 1997. 

 "Tashmë është një Shqipëri ndryshe, shumë pranë Nato-s dhe aspiratave eurointegruese", është shprehur politikani i shquar italian. Romano Prodi është pritur në Durrës nga kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili i dhuroi më pas të ftuarit special disa suvenire karakteristike shqiptare si qeleshja dhe punimet e dorës në pëlhurë e dru. Pasi ka qëndruar afro 30 minuta në bashki, ish- kryeministri italian shëtiti lirshëm rrugëve të Durrësit, duke u ndalur më pas në monumentin më të spikatur të arkeologjisë, amfiteatrin e shekullit të parë, i cili është ndërtuar në epokën e lavdishme të perandorit romak Trajano.               o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›