Ujërat e zeza, burim epidemie për Korçën
KORÇE - Mungesa e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në fshatin Turan të Korçës, rrezikon shpërthimin e ndonjë epidemie, si edhe ndotjen e vendburimit që furnizon Korçën me ujë të pijshëm.
Shpërthimi i ujërave të zeza në rrugët e sheshet e fshatit ka alarmuar banorët, të cilët i tremben krijimit të ndonjë vatre infeksioni. Sipas tyre, prej shumë vitesh në fshatin e tyre nuk është kryer asnjë investim në infrastrukturë. Aktualisht ujërat e zeza derdhen në kanale të zbuluar në anë të rrugëve të fshatit. Era e keqe mbizotëron në fshat dhe ka filluar të dëmtojë shëndetin e banorëve. Ditët e fundit 9 fëmijë të moshës deri në 8 vjeç, por edhe disa të moshuar, banorë të lagjes në hyrje të fshatit, kanë qenë të sëmurë me diarre. Sipas mjekut të komunës, problemet e shfaqura në shëndetin e këtyre njerëzve kanë ardhur nga papastërtia. "Unë kam 8 vjet që jetoj në Turan dhe kanalizimet e ujërave të zeza vazhdimisht i kemi pasur shqetësim. Komuna gjithë investimet i kryen në Drenovë e Mborje, ne na ka si fëmijët e njerkës. Kujtohen për ne vetëm kur afrohen zgjedhjet", pohon Meleq Koçi, banor i fshatit. Disa prej familjeve të fshatit kanë investuar individualisht për largimin e ujërave të zeza nga oborret e shtëpive me anë të tubacioneve, por pa mundur të shmangin erën e keqe që përhapet kudo. Tejmbushja e kanaleve fundore rrezikon të shpërthejë mbi sipërfaqen e ujëmbledhësit të Turanit, që furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Korçës. Rrëketë e ujërave të qelbura po i afrohen pompave, pranë të cilave është kolektori i këtij stacioni pompimi. Infiltrimi i tyre rrezikon të kontaminojë burimin e ujit që furnizon qytetin, duke rrezikuar njëherësh edhe infektimin e banorëve të Korçës e fshatrave përreth që furnizohen nga ky burim. j.gj