E Diel, 1 Nëntor 2026

Milano, shqiptari kapet me 52 kile heroinë

MILANO - Një shtetas shqiptar u arrestua dje nga policia italiane, pasi në makinën e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 52 kilogramë heroinë. 

Sipas policisë, lënda e fortë narkotike ishte fshehur në dy bombola që shërbenin për kompresimin e gazit në sistemin e frenave të automjetit që shqiptari i arrestuar kishte në përdorim. Sipas hetimeve të policisë, heroina e sekuestruar kishte si destinacion tregun e Milanos dhe atë të Brianzolos. Aksioni për kapjen e shqiptarit është zhvilluar nga efektivat e policisë dhe Guardia di Finanza në Milano, të cilat kanë kapur plot 52 kilogramë heroinë me vlerë rreth 5 milionë euro. Operacioni i kryer brenda një nate ka vënë në pranga shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve. Policia tha se ka sekuestruar makinën e shqiptarit ku u gjetën edhe disa telefona celularë. Pas kontrollit të policisë, droga është gjetur e fshehur në dy bombola që shërbenin për kompresimin e gazit në sistemin e frenave të makinës. Pas bllokimit të sasisë së heroinës, policia menjëherë ka filluar hetimet për personat me të cilët mund të ketë bashkëpunuar shqiptari i arrestuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›