E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incesti, pranga babait 64-vjeçar

 

LEZHE/ ROLAND NIKOLLI

Përdhunon të bijën për 1 vit rresht. Vetëm kur motra ka parë ngjarjen e fundit, pasditen e së shtunës, ankthi ka marrë fund për 21-vjeçaren. Policia e Lezhës prangosi dje 64-vjeçarin Prek D., banor i fshatit Zejmen, me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë, brenda gjinisë. Ai nuk e ka pranuar akuzën pas arrestimit dhe izolimit në komisariatin e policisë. Por, dëshmia e bërë nga motra e vogël e të përdhunuarës, ka hedhur poshtë të gjithë alibinë e tij. E më pas, vetë e dëmtuara ka guxuar të flasë, duke treguar atë që kishte kaluar. Sipas saj, rreth 1 vit më parë i ati ka nisur ta ngacmojë seksualisht, duke arritur deri në përdhunim. Ai shfrytëzonte momentin kur e ëma ose asnjë nga 2 motrat e tjera nuk ndodheshin në shtëpi, duke abuzuar me vajzën e mesme, atëherë 20 vjeçe. Dyshohet se dhe nëna e E.D-së të kishte kuptuar veprimet e rënda të kryera nga i shoqi. Rreth 4 muaj më parë, ajo kishte gëlltitur një sasi helmi, duke i dhënë fund jetës. Ndonëse në atë kohë u fol si vetëvrasje në kushtet e depresionit, arsyeja pritet të zbardhet vetëm tani, pas nxjerrjes në dritë të fakteve të incestit. Pasditen e së shtunës, gjithçka është zbuluar. Babai maniak ka tërhequr vajzën 21-vjeçare drejt tokave që kishin pranë shtëpisë, me thikë në dorë, duke e detyruar që për të disatën herë të kryenin marrëdhënie seksuale. Kjo skenë është parë nga vajza e vogël e familjes, 19 vjeçe. Megjithëse e tronditur, ajo ka pritur derisa i ati është larguar. Më pas ka marrë motrën me forcë, duke e dërguar deri në komisariatin e policisë së Lezhës. Fillimisht, e lënduara nuk ka pranuar të rrëfehet, por përballë fakteve që e motra ka bërë të ditur, ka pohuar dhe ajo historinë. Menjëherë nga policia e Lezhës janë nisur forca të saj, të cilat shoqëruan në komisariat 64-vjeçarin. Gjatë kësaj kohe, vajza i është nënshtruar ekzaminimeve, prej të cilave është konfirmuar përdhunimi. Sipas saj, çdo herë i ati e kërcënonte me jetë, nëse nuk do të pranonte ose të tregonte për atë që po ndodhte. Tashmë, veç hetimit për rastin e incestit është rihapur dhe çështja e vdekjes së gruas së Prek D., në lidhje me shkaqet që e shtynë atë drejt vetëflijimit. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit të Lezhës për hetime të mëtejshme. Dy vjet më parë, një ngjarje e rëndë ndodhi në një fshat të Gramshit, kur babai përdhunoi dhe la shtatzënë të bijën e mitur, duke e detyruar më vonë të braktiste foshnjën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›