Kosovë-Francë, marrëveshje për doganat

Dogana e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Doganën Franceze. Marrëveshja është nënshkruar nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës se Republikës se Kosovës z. Naim Huruglica dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Francës z. Jerome Fournel, dhe ka si qëllim ngritjen e bashkëpunimit mes të dy Institucioneve, si në fushën e shkëmbimit të të dhënave po ashtu edhe në fushën e shkëmbimit të eksperiencave.
Kjo marrëveshje po ashtu besohet se do të ndihmojë ne lehtësimin e tregtisë ndërmjet dy vendeve, duke ju mundësuar bizneseve nga të dyja vendet lehtësira gjate aplikimit të procedurave doganore.
Kjo për Doganën e Kosovës është marrëveshja e dyte ndërkombëtare e nënshkruar ne fushën e Doganave, pas asaj me Shqipërinë, kurse ne proces të negocimit janë edhe 18 marrëveshje tjera, me vendet partnere tregtare me Kosovën.