E Diel, 1 Nëntor 2026

Përdhunojnë një të mitur, dy të rinj shpallen në kërkim



ELBASAN - Një vajzë vetëm 14-vjeçare ka mbetur e traumatizuar dhe aktualisht në gjendje shoku në Spitalin e Elbasanit, pasi është përballur me dhunë seksuale nga dy djem, të cilët e kanë përdhunuar dhe më pas janë zhdukur për në drejtim të paditur. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit. Sipas tyre, e mitura R. D., 14 vjeçe, lindur dhe banuese në Kajan të komunës me të njëjtin emër, 40 kilometra larg qytetit të Elbasanit, është përdhunuar nga dy adoleshentë. Burimet zyrtare të policisë vendore shprehen të dyshuarit për këtë ngjarje janë shtetasit R. M., 18 vjeç dhe R.SH., 17 vjeç, që të dy me banim në fshatin Kajan, të cilët janë shpallur persona në kërkim. Sipas hetimeve dhe denoncimit të së miturës dhe prindërve të saj, ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës në fshatin Gjolenë të komunës Kajan në rrethin Elbasan. Dy të rinjtë dyshohet se e kanë mashtruar bashkëfshataren e tyre të mitur, të cilën më pas e kanë përdhunuar. Hetuesit kanë bërë të ditur se dy adoleshentët e kanë përdhunuar me radhë, njëri pas tjetrit 14-vjeçaren, pranë një shtëpie të braktisur dhe pastaj janë zhdukur nga fshati. Policia ka nisur një grup hetimor në Kajan dhe atje është zbardhur se dy djemtë nuk gjendeshin ndaj janë shpallur persona në kërkim. Ndërkohë e mitura gjendet e traumatizuar pas ekspertizës mjekësore që provoi përdhunimin e saj në grup. Pas denoncimit të mbërritur në polici ndaj dy të dyshuarve, R. M. dhe R. SH. rëndon akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur e kryer në bashkëpunim.

2 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›