Policia kallëzon në prokurori parregullsitë e PS-së
Autori i Lajmit: red.
Policia e Tiranës do të kallëzojë në prokurori të gjitha parregullsitë e konstatuara gjatë tentativës së përfaqësuesve të PS-së për të instaluar podiumin dhe foninë përballë Kryeministrisë. Burime zyrtare nga ky institucion bëjnë të ditur se për të gjitha veprimet e paligjshme të evidencuara në datat 25 dhe 26.06.2009, nga ana e policisë do të depozitohen materialet e nevojshme procedurale pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Pas një sërë përpjekjesh të simpatizantëve dhe drejtuesve të PS-së, punonjësit e policisë janë zhvendosur që të lejojnë kalimin e simpatizantëve dhe të mjetit që transportonte materiale për ngritjen e tribunës, për mitingun e kërkuar. Burimet nga policia bëjnë të ditur se në këtë shërbim, janë aktivizuar 126 punonjës policie dhe 20 automjete.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2009