PS, letër Alibeajt për votimin në burgje
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste i dërgon letër ministrit të Drejtësisë, Alibeaj, ku denoncohen shkeljet gjatë fushatës zgjedhore. Sipas selizë rozë, këto shkelje janë kryer nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, të cilët ushtrojnë presion ndaj të dënuarve për të votuar PD-në. Ndërkohë që sekretari për Çështjet Ligjore dhe Kordinimin në PS-së, Fatmir Xhafaj, ka bërë kallëzim penal për drejtuesit e burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë për shpërdorim detyre. Me pretendimet e PS-së janë njohur misionet ndërkombëtare të akredituara në Tiranë ato që ajo i cilëson shkelje të dukshme dhe flagrante gjatë fushatës zgjedhore të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Sipas Partisë Socialiste, personeli i Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale është bërë pjesë e presionit politik, që ushtrohet ndaj personave të dënuar apo të paraburgosur me qëllim orientimin e votës së tyre. Partia Socialiste deklaron se disponon të dhëna të shumta zyrtare që disa prej drejtuesve të këtyre institucioneve shtetërore me arbitraritet e në shkelje të dispozitave të legjislacionit për ekzekutimin e vendimeve penale dhe trajtimin e personave të dënuar dhe të paraburgosur po bëjnë presion të vazhdueshëm te kjo kategori shtetasish për të siguruar mbështetjen ndaj Partisë Demokratike. Partia Socialiste konstaton me shqetësim se ne disa raste, shkelës të ligjit nuk kanë qenë vetëm drejtues të këtyre institucioneve, por dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë apo anëtarë të listave elektorale të Partisë Demokratike. Partia Socialiste raporton se është vënë re prania e deputetit të PD-së Aldo Bumçi dhe disa pjesëtarëve të listës elektorale të kësaj partie në qarkun e Tiranës. Në brendësi të institucionit shtetëror, këta përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar takime me personat e paraburgosur duke bërë thirrje për të mbështetur forcën politike që ata përfaqësojnë. Raste të tjera të këtyre vizitave të shpeshta të deputetëve të PD, janë konstatuar dhe në institucione të tjera si në Peqin. Ndërkohë Partia Socialiste vë në dijeni opinionin se prej gati një muaj në institucione të ndryshme të burgimit në vend po konstatohet një abuzivizëm i hapur në dhënien e lejeve për personat e dënuar. Partia Socialiste disponon fakte dhe dokumente që provojnë shkelje të hapura të ligjit nga institucionet e vuajtjes së dënimit. Në këtë rast sillet në vëmendje Burgu i Rrogozhinës ku gjatë majit janë dhënë 261 leje. E njëjta situatë është në burgun Kosovë, Peqin, Lezhë. Personave të dënuar për vepra penale mjaft të rënda si vrasje, trafik armësh, trafik narkotikësh etj., në shkelje të hapur të normativës ligjore duke qenë se shumica e këtyre personave nuk ka vuajtur kohën e nevojshme të dënimit për të përfituar leje, u janë dhënë leje shpërblyese dhe për disa prej tyre edhe disa herë brenda një muaji. PS-ja deklaron gjithashtu se persona të rrezikshëm dhe me precedentë penale po u bëjnë fushatë kandidateve të Partisë Demokratike duke sjellë si shembull këtu një të dënuar me inciale G.S., duke bërë fushatë për Olldashin. Ky person, i dënuar me më shumë se 10 vjet burgim për kryerjen e disa veprave penale, ka marrë në vijimësi leje nga burgu i Rrogozhinës, në shkelje të hapur të dispozitave ligjore për të mbështetur Partinë Demokratike në fushatë.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2009