Rama: 28 Qershori dita e ndryshimit historik
Autori i Lajmit: red.
PS mbyll fushatën
Nën ritmin e muzikës të Ëest Side Family, Partia Socialiste ka zhvilluar dje mitingun përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 Qershorit. Qindra shqiptarë kanë sfiduar shiun për të qenë të pranishëm në bulevardin Dëshmorët e Kombit ku kreu i socialistëve së bashku me kandidatët për zgjedhjet e qershorit kërkuan votën e shqiptarëve. Mitingu i nisur me një koncert ku grupi Ëest Side Family këndoi hitet e tij, vazhdoi më tej me fjalën e disa prej kandidatëve socialistë dhe më tej të krerëve të partive aleate, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Vangjel Dule e Erion Veliaj. Me më mori fjalën kreu i PS-së, Edi Rama i cili u bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë ndryshimin historik. Sipas Ramës pak orë na ndajnë për të ndryshuar faqen e historisë. Kreu socialist, theksoi se u deshën katër vjet që të vinte dita, kur do të ndodhte ndryshimi i madh. Duke premtuar liberalizim vizash, tekste shkollore për fëmijët, zgjatjen e lejes së lindjes për nënat e reja dhe sigurim të tyre, shërbim shëndetësor të mirëfilltë me të gjitha kushtet e standardet evropiane, Rama theksoi se vota më 28 qershor do të shërbejë për një Shqipëri ku fshati jeton denjësisht, ku uji nuk mungon dhe ku shteti nuk është më i pushtetarëve po i qytetarëve. Kryesocialisti nuk la pas as ironinë për rivalin e tij politik dhe për inaugurimet e tij gjatë fushatës ndërsa pohoi se bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mëngjesin e djeshëm ishte i rrethuar me shirita por më pas u lirua sepse ato i preu Berisha. Pas fjalës së tij kreu i rosë rozë thirri në podium 3 djemtë te Ëest Side Family me të cilët këndoi kolonën zanore të gjithë fushatës. Po aq energjik sa të rinjtë e grupit ai i bëri thirrje shqiptarëve të çohen për të votuar ndryshimin. Dhe kandidatët socialistë u ngjitën në podium për tu bërë pjesë e këtij entuziazmi madje Namik Dokle edhe pse ndër më të vjetrit nuk përtoi të kërcente me kreun e PS-së.
Mbyllja e mitingut
Kreu socialist u shpreh i bindur për fitoren e betejës sepse Shqipëria nuk mund të humbasë dhe se ajo qëndron përtej të majtës dhe të djathtës. “Kemi mundësinë për ta bërë votën tonë fuqi të një ndryshim historik. 36 orë nga sot do kemi në dorë jo në votë për të ndërruar një qeveri me një tjetër por të drejtën për të ndërruar faqen e historisë me votën tonë”, - e nisi dje Rama fjalën e tij para qindra shqiptarëve. Sipas tij rrugëtimi i gjatë i nisur 4 vjet më parë, fshat më fshat e shtëpi më shtëpi do të marrë përgjigje më 28 qershor kur të gjithë do ndjehen krenarë se do të votojnë për ndryshimin. “Një ditë secili prej nesh do të ndjehet krenar kur të thotë, po unë votova më 28 qershor 2009, votova për një Shqipëri pa viza, për një Shqipëri ku mbi 50% e nënave të reja mos mbeteshin pa fituar nga barrëlindja, për një Shqipëri ku 40 % e qytetarëve mos mbeteshin më pa shërbimin shëndetësor”, - tha ai ndërsa premtoi se në 2011 shërbimi shëndetësor do të jetë kombëtar dhe nuk do të jetë më nevoja që sëmurët të marrin ilaçet apo batanijet me vete para se të shtrohen në spital dhe ku mjekëve do tu kthehet dinjiteti. Më 28 qershor, theksoi kryesocialisti do të votohet për një Shqipëri pa plehra, për një Shqipëri ku shteti nuk do të jetë i pushtetarëve por i qytetarëve. Rama tha se Shqipëria do hyjë në rrugën e re përmes politikës së re të ndryshimit sepse kjo nuk është beteja mes të majtëve dhe të djathtëve por është beteja e Shqipërisë me varfërinë, me papunësinë, me analfabetizmin dhe korrupsionin. Kryesocialisti pohoi se Berisha e ka vënë shtetin në shërbim të familjes së vet ndërkohë që gënjen shqiptarët sepse u ul taksat dhe u ngre rrogat me dorën e djathtë por ua merr ato xhep më xhep me të majtën. “Ne do ta fitojmë këtë betejë sepse për ne Shqipëria qëndron përtej të majtës e të djathtës, për ne fëmijët e socialistëve dhe demokratëve janë të barabartë në të drejtën për të jetuar në një Shqipëri evropiane të integruar në bashkimin Evropian”, - tha ai. Rama premtoi më tej legalizimin e shtëpive duke pohuar se për 18 vjet shqiptarët i besuan Sali Berishës por ai nuk e zgjidhi. Më tej ai u bëri thirrje gjithë shqiptarëve që të gjithë bashkë të shkonin drejt kutive të votimit. “Këto janë orët për ta marrë politikën në dorë dhe për ta bërë atë fuqi të një ndryshimi historik. Do ti japim fund politikës që e ndan popullin për të fituar zgjedhjet”, - përfundoi ai.
Fidel Ylli
Jemi ne qarku i Beratit që me ndarjen e votës bëmë që të ndahet PS dhe të vinte kjo qeveri të korruptuar. Jam i bindur se nuk do përsëritet më, i gjithë qarku i Beratit është me PS-në dhe këtë do e tregojë me votën e tij më 28
Erion Veliaj
Ne nuk kemi frikë as nga shiu, as nga Sali dhe ne do e fitojmë këtë garë. Djem dhe vajza nëse ka një fuqi dhe një forcë këta janë të rinjtë. Të dielën do largojmë karro-atresin e fundit që ka zënë rrugën tonë, e të rinjve shqiptarë
Gramoz Ruçi
Jam i sigurt se shqiptarët janë gati të kthejnë faqen e politikës së vjetër. Të gjithë jemi gati për ndryshim e madh, për një politikë të re me ide të reja. Jemi gati të qeverisim bashkë me qytetarët për të bërë të mundur një transformim të vendit tonë
Ben Blushi
Të mundësh Sali Berishën është detyrim patriotik, atë do e mundin shqiptarët ne do mundim sistemin e tij të varfërisë, dhunës, ryshfetit, pabarazisë. Berisha do shembet si simbol u dhunës, korrupsionit
Ky lajm është publikuar: 27/06/2009