Policia: “Bllokuam punën se zbatuam ligjin”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Ora 01:00
Forca të shumta policore rrethuan të dy krahët e bulevardit Dëshmorët e Kombit . Automjete të policisë e pak më vonë edhe karroatrecë kanë bllokuar tërësisht hyrjet dhe daljet në bulevard.
Ora 02.00
Policë të shumtë në numër nuk kanë lejuar të hyjnë në bulevard automjetet që mbanin foninë, pavarësisht këmbënguljes së përfaqësueve të opozitës. Bllokohet hyrja e makinës me foninë për zhvillimin e mitingut të PS-së.
Ora 05.00
Në të gdhirë të ditës së djeshme, dy makina me blloqe betoni kanë mbërritur në sheshin përballë Kryeministrisë e në prani të forcave policore kanë tentuar të vendosin blloqe betoni. Gjatë gjithë kësaj skene politikanë dhe dhjetëra qytetarë qëndronin në bulevard.
Ora 06.00
Është rikthyer qarkullimi i automjeteve në rrugët e kryeqytetit, ndërsa bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ka vijuar të jetë tërësisht i bllokuar. Socialistët kanë paralajmëruar se nuk do të zhvendosin vendin e zhvillimit të mitingut.
Ora 10:00
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” vijon të jetë i bllokuar nga policia që nuk lejon instalimin e skelave për krijimin e podiumit nga do të flasin krerët e së majtës në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit.
Ora 11:20
Tensionohet situata përballë Kryeministrisë. Mbështetës të PS kanë tentuar të hedhin në tokë një karroatrec që po i pengon në ndërtimin e skenës. Forca policore nga ana tjetër janë munduar të mbajnë fort karrotrecin të mos lëvizë. Një karroatrec është përmbysur.
Ora 11:40
Forca të shumta dhe makina policie vazhdojnë të mbajnë të bllokuar bulevardin përballë Kryeministrisë ku është grumbulluar një turmë e madhe me njerëz. Qytetarët kanë mundur të futin kamionin me materiale për ndërtimin e skenës, ku PS do të mbajë mitingun e saj përmbyllës në Tiranë.
Ora 12:00
Përfaqësues të PS e G99 zhvendosën të gjithë karroatrecët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe mundën t i hapin rrugë kamionit me materiale për ndërtimin e skenës nga ku liderët e së majtës do t i kërkojnë për herë të fundit elektoratit në mbarë vendin, votën për zgjedhjet parlamentare.
Ora 13:00
Furgonët e policisë u larguan nga bulevardi. Gjithsesi, rrëmuja dhe kaosi që u shkaktua këtë paradite vazhdojnë të mbajnë të bllokuar ende bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Konfliki mes Partisë Socialiste dhe punonjësve të policisë e ka zanafillën që në hartimin e kërkesës për zhvillimin e mitingut përmbyllës të fushatës për zgjedhjet parlamentare. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka sqaruar dje të gjitha hapat e ndjekur nga përfaqësuesit e PS-së në lidhje me mënyrën e kërkimit të lejes dhe vendin e mbajtjes së tubimit. Ndërsa në lidhje me incidentin e instalimit të fonisë dhe tribunës, Vocaj deklaroi se është zbatuar ligji. Në njoftimin për shtyp të policisë mësohet se PS-së i është sugjeruar që, për shkak edhe të mitingut përmbyllës që do të zhvillonte Partia Demokratike në sheshin “Skënderbej”, mitingu i Partisë Socialiste duhej të zhvillohej në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas kryqëzimit të këtij bulevardi me rrugën “Ismail Qemali”, me qëllim formimin e një distance të domosdoshme për policinë që të bëjë të mundur menaxhimin e të dy mitingjeve.
Përplasja
Përplasja e drejtuesve të PS-së me policinë dhe pengimi që nisi të enjten pasdite dhe vazhdoi për gjatë gjithë natës është mbyllur dje në mesditë, kur simpatizantët dhe drejtuesit e opozitës kanë zhvendosur makinat që kishin bllokuar hyrjen në bulevard dhe kanë hapur rrugën për hyrjen e kamionit me foninë dhe pajisjet e tjera për skenën dhe podiumin. “Mposhtjen” e policisë nga simpatizantët e PS-së nuk e ka suportuar ish-drejtori i Policisë Rrugore për Tiranën, Krenar Ahmetaj, i cili, në shenjë revolte, është lidhur me pranga nën makinën e fonisë. Është dashur një telefonatë e shefave të tij që ai të lërë në mes misionin dhe makina me materialet të kalonte për në destinacion.
Kërkesa për leje
Policia e Tiranës ka shpjeguar dje pse nuk lejoi përfaqësuesit e Partisë Socialiste të instalonin foninë dhe podiumin. Sipas njoftimit, mësohet se më 25.06.2006, Partia Socialiste, nëpërmjet një njoftimi, ka sqaruar se vendi i vendosjes së tribunës është para godinës së Kryeministrisë. Nisur nga sa më sipër, dhe në përputhje me nenin 8 të ligjit Nr 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, duke vlerësuar faktin se tubimi i parashikuar nga ana Partisë Socialiste ka një shtrirje nga godina e Kryeministrisë e deri në afërsi të Galerisë së Arteve Figurative, faktin se pothuajse në të njëjtin orar zhvillohet edhe një tubim tjetër i organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, në sheshin “Skënderbej”, policia sugjeroi zhvendosjen. Sipas policisë mundësia e pjesëmarrjes së një numri të konsiderueshëm të simpatizantëve të të dy subjekteve politike, në tubimet respektive kërkon hapësirë mes dy grupimeve dhe impenjim të policisë. Një tjetër fakt ishte dhe rreziku i cenimeve të rënda të rendit publik si rezultat i afërsisë së vendeve të zhvillimit të tubimeve dhe pamundësia e policisë për menaxhimin e bllokimin e turmave të përmasave të mëdha.
Debati Xhafaj-Bare-Voci
Tonin Voci:
"Z. Xhafaj, pse na e bëtë këtë punë?! E kishim lënë punën ndryshe, që do të fillonit nesër"
Fatmir Xhafaj:
"Këtë punë e bëtë ju, që sollët policët për të na penguar. E para, ule zërin kur komunikon me mua dhe, e dyta, hiq policët, se po prish figurën e policit".
Voci:
"Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë të gjitha kërkesat dhe dokumentet që vërtetojnë se ne jemi në zbatim dhe në të drejtë të ligjit dhe do ta zbatojmë ligjin"
Xhafaj:
"Të them hiq policët, se po bën gabim. Po e përdor policinë për fushatë elektorale"
Voci:
"Ju duhet të dini një gjë, se Policisë së Shtetit nuk mund t i bësh presion"
Xhafaj:
"Hiq policët, se ia hoqe imazhin Policisë së Shtetit. Dhe përgjegjësinë e ke ti personalisht dhe këtë gjë e ke bërë ti."
Voci:
"Askush nuk mund t i bëjë presion Policisë së Shtetit dhe këto (skelat) do t i heqim dhe kjo është punë e mbaruar"
Xhafaj:
"Provoje dhe do ta shohësh. Kjo është dhunë që po ushtron ndaj nesh. Ti po ushtron dhunë dhe ta dish se si puna jote kam parë me mijëra unë."
Voci:
"Mua mos më prek me dorë, të lutem shumë!"
Xhafaj:
"Dhe ti mos ma tund gishtin mua, shko atje (në Kryeministri) tunde gishtin dhe për shumë arsye po ta them!"
Voci:
"Ky është gishti im dhe s po ia tund njeriu."
Xhafaj:
"Merre gishtin dhe fute diku tjetër, kaq kisha për të thënë."
Voci:
"Edhe ti fute ku të duash”. Largojini këta!
(u jep urdhër policëve)"
Xhafaj:
"Kë do largosh, qytetarët? Ky është sheshi i qytetarëve. Prandaj policia s i largon dot ata, se janë në të drejtën e tyre"
Besnik Bare:
“Pse nuk më thua atë që më the dje, pse nuk thua të vërtetën, që do të kalojë Berisha në shesh dhe nuk do që të jenë socialistët aty. Ti vetë ma the dje që ne jemi me të drejtë, por nuk ke çfarë t i bësh atij burrit...”
Ky lajm është publikuar: 27/06/2009