E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident në seksionin e PD-së në Kepenek të Tropojës

15/12/2008  Zgjedhjet për drejtuesin e ri të seksionit të Partisë Demokratike në një komunë të rrethit Tropojë janë shoqëruar me sherr. Mësohet se gjatë procesit të votimit për të caktuar drejtuesin e ri të seksionit ka pasur përplasje me personave brenda sallës dhe atyre që u futën në sallë. Në një prononcim për mediat, kreu i PD-së për komunën Kepenek Musa Halili ka thënë se gjatë zgjedhjeve për kreun e seksionit pati incidente, pasi policë dhe persona civilë kërcënuan me armë delegatët. Halili ka thënë se delegatët u nxorën jashtë nga salla. Sipas tij zgjedhjet për kreun e ri të seksionit u shtynë. Por sekretari Organizativ i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka bërë me dije se nuk ka ndodhur asgjë shqetësuese. Sipas tij, dikush kërkonte me ngulm të zgjidhej në postin e kreut të seksionit dhe është shkaktuar një anomali. Noka hedh poshtë çdo mundësi për një përplasje të madhe dhe nënvizon se është diçka e fryrë dhe nuk ecën paralelisht me atë çka normalisht ka ndodhur. “Nuk është asgjë. Ajo është një sajesë e gjitha. Një anëtar PD-së i cili ka pretenduar të zgjidhet drejtues seksioni të fshatit, nuk është zgjedhur, nuk ka fituar, është grindur dhe ka ikur”, ka deklaruar sekretari Organizativ në Partinë Demokratike Flamur Noka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›