“Është në shkallën më të lartë të degradimit”
15/12/2008 Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, sulmon kreun e PS-së Edi Rama për ligjin e dosjeve
“Ligji nuk kursen Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e Parlamentit, ministrat, deputetet etj”
Partia Demokratike sulmon ashpër kryetarin e socialistëve, Edi Rama, se me qëndrimin e tij kundër projektligjit “Për pastërtinë e figurës së funksionarit të lartë” pozicionohet në mbrojtje të ish-persekutorëve të regjimit komunist. Nënkryetari i PD-së, njëherësh dhe kryetar i grupit parlamentar të forcës më të madhe politike në mazhoranca, Astrit Patozi, ka deklaruar se kryesocialisti Rama ka shfaqur publikisht qëllimet e tij dashakeqe ndaj këtij ligji. “Për ne, të gjitha pretendimet qëllimkëqija, tregojnë shkallën më të lartë të degradimit të Edi Ramës dhe partisë së tij, pasi kështu jo vetëm po i merr nën sqetullën e përbashkët të diktaturës, por në një farë mënyre po merr përsipër edhe krimet e tyre të tmerrshme edhe pas 18 vjetësh pluralizëm”, ka deklaruar Patozi. Për shefin e ligjvënësve të PD-së, Rama dhe PS-ja po përpiqen me të gjitha mënyrat, por pa sukses për të kundërshtuar këtë nismë ligjore kaq të rëndësishme. Patozi ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Partisë Socialiste, sipas të cilës, ligji votohet nga mazhoranca si kundërsulm ndaj organit të Prokurorisë, e cila ka nisur hetime të rëndësishme, të cilat prekin mazhorancën. “Një ligj që nuk kursen Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Kryetarin e Parlamentit, ministrat, deputetet dhe të gjitha nivelet më të larta të shtetit të administratës publike, sigurisht që nuk mund të jetë mëshirëmadh apo mëshirëplotë me një grup xhelatësh dhe persekutorësh të ish-regjimit që mund të kenë mbetur të kacavierur nëpër institucionet tona”, është deklaruar i prerë kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi. Për Partinë Demokratike projektligji nuk cenon në asnjë moment pavarësinë e gjyqësorit. PD-ja nënvizon se qëllimi që e ka shtyrë për të përpiluar dhe votuar këtë nismë është largimi edhe atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë qenë vegla të regjimit komunist. PD rrëzon të gjitha hamendësitë apo pretendimet e opozitarëve. Sipas zyrtarëve të lartë të kësaj partie, projektligji që do të votohet në Kuvend është një variant i ligjit çek, një nga më të mirët në fushën e lustracionit. Partia Demokratike e ka vlerësuar miratimin e projektligjit si angazhim për një proces jetik në vendosjen e standardeve demokratike dhe në asnjë mënyrë një akt hakmarrjeje. Në komunikimin e djeshëm me mediat, kreu i grupit të deputetëve të PD-së është shprehur i bindur për votimin pro kësaj nisme. “Si të gjitha premtimet tona që mbahen, edhe ky ligj nesër do të jetë një premtim i mbajtur. Pra, ky ligj do të miratohet në seancën e nesërme (sot) nga Kuvendi i Shqipërisë”, deklaroi ai. Demokratët mendojnë se projektligji përbën një akt respekti ndaj të gjithë viktimave të regjimit komunist, që u ekzekutuan, torturuan dhe vdiqën për të drejtat njerëzore.
Subjektet e verifikimit
Ligji i ashtuquajtur për hapjen e dosjeve parashikon që subjekt i verifikimit janë të gjithë funksionarët publikë, të zgjedhur apo të emëruar, duke nisur nga Presidenti i Republikës, deputet të Kuvendit, ministra, anëtarë të KLD-së etj. Procedura e verifikimit nga autoriteti përgjegjës nis pasi titullari i institucionit apo organit të emërtesës së tij ka bërë një kërkesë me shkrim për funksionarin publik. Në rastin e deputetëve kur kryetari i Kuvendit përcjell një kërkesë.
Rezultatet e verifikimit
Në përfundim të procedurës kur rezulton se subjekti i verifikuar është i papërfshirë në veprimtaritë për të cilat vepron ky ligj, vendoset për lëshimin e dëshmisë së pastër të figurës morale. Ndërsa ku rezulton se subjekti i verifikuar është i përfshirë në veprimtaritë e për të cilat vepron ky ligj, vendoset lëshimi një formulari përkatës. Dëshmia e nënshkruar, i njoftohet subjektit të verifikuar si material konfidencial.
Pasojat e dëshmisë
Ligji në nenin 22 të tij se ku subjekti i verifikuar deklaron se ka bërë ankim gjyqëson dhe paraqet kopje të aktit të ankimit, nuk pezullohet deri në dhënien e vendimit nga Gjykata e Apelit. Kur subjekti i verifikuar deklaron se nuk dëshiron të japë dorëheqjen nga funksioni, atëherë brenda dhjetë ditëve nga seanca informuese, mbi bazën e dëshmisë së verifikimit, përfundojnë marrëdhëniet e tij të punës me motivacionin “padenjësi e figurës së funksionarit”.
Përse PS-ja është kundër projektligjit
“Qëllimi i vërtetë i këtij drafti është bllokimi i punës së Prokurorisë”
Partia Socialiste ka deklaruar qartë votën kundër projektligjit të propozuar nga kundërshtarja e saj politike, PD, në votimin për ligin e dosjeve. Për socialistët me anë të kësaj nisme ligjore qeveria dhe mazhoranca kërkojnë që të bllokojë punën e organit të akuzës, lidhur çështje në të cilat janë të implikuar përfaqësues të ekzekutivit. Sipas PS-së, projektligji i PD-së për hapjen e dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, në gjykimin e socialistëve nuk është gjë tjetër veç mbrojtjes së ministrave të Qeverisë “Berisha”, të cilët janë nën hetim nga Prokuroria. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe, ka akuzuar pak ditë më parë mazhorancën se “qëllimi i vërtetë i këtij drafti ligjor është bllokimi i punës së Prokurorisë për çështjen e rrugës “Durrës-Kukës”, për tragjedinë e Gërdecit dhe çështjen “Fazlliç”. Ligji për pastërtinë e figurës së zyrtarit të lartë synon pikërisht mbrojtjen e ministrave të Qeverisë Berisha që po hetohen nga Prokuroria”. Sipas ligjvënësve socialistë, Kryeministri i Berishës nuk duhet të ngatërrojë dosjen e spiunëve me dosjet e Gërdecit e të Lulëzim Bashës.