E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tur 12-netësh në Shqipëri, për të vizituar vendin e harruar nga koha

Autori i Lajmit: Androkli Dralo
John Carter

“Miq, çfarë vendi është ky”, - pyet Viola në “Natën e Dymbëdhjetë” të Shekspirit. “Kjo është Iliria, zonjë”, - përgjigjet kapiteni i anijes së mbytur. “Sapo jam kthyer prej andej. Ose të paktën, andej nga Iliria ishte dikur, kur kishte fise në vend të kombeve dhe tokat e tyre kishin emra që tashmë janë harruar. Tani ajo quhet Shqipëri. “Miqtë e mi mblodhën buzët dhe thanë: Më mirë ti se ne, mik , - kur u thashë se do të shkoja në Shqipëri. A mos dinin vallë diçka, që unë s e dija? Apo ishte thjesht një reagim për imazhin e saj në vitet kur ishte e mbyllur nga bota që e rrethonte dhe drejtohej nga kombinimi i marrëzisë dhe paranojës? Megjithatë, unë shkova dhe kalova një kohë të shkëlqyer në një vend magjepsës. Pjesa më e keqe e udhëtimit ishte vonesa në aeroportin e Korfuzit dhe kjo nuk vinte për faj të Shqipërisë. Mund të fluturoje shumë mirë direkt për në aeroportin e kryeqytetit Tiranë, por nuk ishte e përshtatshme për qëllimin që unë kisha ardhur. Unë do të kaloja nga bregdeti, për të parë a ia vlente të shkruaje diçka për rivierën shqiptare kur të kthehesha në shtëpi. Përgjigjja ishte: Një traget nga Korfuzi në Sarandë. U takova me turistët e tjerë në terminalin e tragetëve në Korfuz dhe së bashku bëmë udhëtimin e gjatë drejt Shqipërisë, ku na përshëndeti dhe një shofer me emrin Arjan dhe udhërrëfyesi Vangjel. Shqipëria dukej si Jugosllavia, përpara 40 viteve. Veçanërisht kur kaluam në rrugën e bregut, e cila ishte duke u rregulluar. Ky është një vend kështjellash, qytetesh të vjetra dhe i një historie të trazuar. Një vend me kujtime betejash historike dhe aleancash, armiqësish të vjetra dhe mjerimit të kohëve të fundit. Një vend, si shumë nga ata të rajonit, që ka një tjetër stil jetese dhe që ka mësuar të mirëpresë vizitorët e të përqafojë me kujdes turizmin me gjithë problemet e tij. Gjatë udhëtimit, ne pamë shumë nga arti i Realizmit Socialist. Statuja më të mëdha se përmasat e vetë jetës, heronjsh dhe heroinash, ushtarësh trima dhe revolucionarësh sypatrembur, të gjitha me vështrimin e ngulitur nga e ardhmja e largët me nofullat të dala dhe me kraharor të pamundshëm, me parakrahë muskulozë dhe duar që shtrëngonin armë ose vegla pune. Në Krujë, në qendrën e rezistencës kundër pushtimit osman të shekullit XV, ne takuam babanë e të gjithë atyre, gjigantin e heronjve, Skënderbeun. Statujën e tij me emrin e shënuar ngado e gjen kudo në Shqipëri, por Kruja e bën atë krenar, sepse ajo ishte shtëpia e tij dhe aty gjendet një muze madhështor kushtuar totalisht atij. Ia vlen ta vizitosh. Pasi hyn, përballesh me statujën e tij të stërmadhe dhe luftëtarët e tij. Të gjithë me helmeta dhe me fytyra të skalitura me mjekër, veshjen karakteristike dhe shpatat. Kujtoni “Zotin e Unazave”, dhe u vjen menjëherë në mendje. Mendoni kultin e personalitetit dhe e kuptoni menjëherë përmbajtjen. Në muzeun etnografik, në një nga shtëpitë e vjetra aty afër, na u tregua, nga një fisnik i vjetër, i cili kishte mësuar mjaftueshëm anglisht sa për të na shpjeguar qëllimin se si funksiononin shumë nga veglat e tyre të punës dhe që këtë punë e bënte pa pagesë për shkak të pasionit dhe krenarisë që ndiente për të shkuarën e tij. Më parë gjatë udhëtimit ne kishim vizituar dhe muzeun etnografik të qytetit të vjetër të Gjirokastrës. Ai ishte në shtëpinë e fëmijërisë së ish-udhëheqësit shqiptar, Enver Hoxha, dhe ia vlente ta vizitoje për shkak dhe të arkitekturës së veçantë. Sigurisht që kostumet dhe sendet personale ia shtojnë atij këtë vlerë, por Gjirokastra është në UNESKO, dhe është shumë krenare për këtë. Pas viteve shtypjeje dhe drejtimi nga vetëm një parti, shqiptarët nisën të shijojnë demokracinë për herë të parë në vitet 1991 dhe 1992. Tani, ata po shikojnë me padurim rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, duke shfrytëzuar dhe fondet për të ngjallur infrastrukturën dhe thithjen e turistëve. Ata janë duke ndërtuar hotele përgjatë bregdetit, në vende si Saranda që po mbizhvillohen. Sipas një analisti të këtij vendi, bumi i hotelerisë dhe ndërtimi vjen si pasojë e pastrimit të parave, ashtu siç ndodh dhe me hapjen e pikave të karburantit. Nëse është e vërtetë, krimi ka investuar me të vërtetë në Shqipëri. Pasi udhëton përmes rrugëve kryesore të pandryshueshme, shikon karroca rastësore me kuaj dhe një numër të jashtëzakonshëm makinash të tipit “Mercedes” (80% të të gjitha makinave të këtij vendi pas një llogaritje të kujdesshme), që i kalon përgjatë rrugës nacionale me pika karburanti të reja dhe luksoze. Shumë rrallë shikon ndonjë makinë që të lahet në lavazhet e tyre, por disa besojnë se pas pak kohësh, ato do të jenë të mbushura. Një tjetër çudi ishin dhe dhjetëra dyqanet që shisnin fustane dasmash në çdo qytet që vizituam. Ashtu siç menduam dhe për pikat e karburanteve, u çuditëm se si mund të mbijetonin, por ato e bënin. Pastaj ishin bunkerët. Si një atraksion turistik, shumë prej tyre janë hequr, por ka ende qindra e mijëra të tjerë, ndërtuar nga paranojakët, të cilët besonin se tanket e të gjithë botës do të shfaqeshin në kufijtë e tyre në çdo moment. Dua të them se Tirana nuk kishte ndonjë gjë të veçantë. Një muze historik kombëtar dhe një pallat kulture, të dy të pozicionuar në metrat katrorë të trafikut të sheshit “Skënderbej” dhe që reflektojnë stilin e një arkitekture staliniste. Por xhaminë e shekullit XVIII të Ethem Beut, në jug të sheshit, ia vlen ta vizitosh. Ka dhe një “Skytoëer”, që ashtu siç nënkuptohet nga emri, është një ndërtesë e gjatë moderne, me një bar dhe restorant në katin e fundit të saj. Do t ju thosha më tepër rreth saj, por të huajt duhet të paguanin 2 euro për të shkuar atje. Vangjeli zgjodhi që ne të mos shkonim, jo sepse kishte problem pagesën, por ai nuk mund ta këpërdinte idenë e patriotëve të tij që i shikonin të huajt si dele për t i qethur. Megjithatë, e njëjta skemë vepronte dhe në muzeun arkeologjik të Durrësit disa kilometra larg bregut, të cilët u kërkonin të huajve të paguanin 1.5 euro më shumë se shqiptarët. Atje është duke u zbuluar pjesa më e madhe e një amfiteatri 15.000 vendësh të shekullit të 2-të ndërkohë që puna vazhdon. Shqipëria është një nga ato destinacione “shko tani përpara se të ndryshojë”. Ajo ka ende nevojë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe shërbimin më të mirë në hotele. Shqiptarët duhet të pastrojnë dhe plehrat, ato të hedhura nga makinat anash rrugëve dhe ato të hedhura në vende jo të përshtatshme si në vendet e parkimit dhe rreth plazheve. Kjo do të ndodhë, dhe shpejt madje, por kur të ndodhë diçka nga karakteri i këtij vendi nuk do të jetë më me përjashtim të plehrave. Janë të shumtë ata që do të pendohen për këtë. Përveç këtyre shqetësimeve, ne hëngrëm në disa restorante të ngrohta familjare, shumica të vegjël dhe shijuam kuzhinën e thjeshtë dhe birrën e shkëlqyer shqiptare. Hotelet kishin komoditetet minimale, ndërsa krevatet ishin me të vërtetë të rehatshëm plus banjat e suitave. Nga pikëpamja praktike, Shqipërisë nuk mund t i vësh faj. Të shtunën, ditën tonë të fundit, ne shkuam në Butrint. Një orë e gjysmë me makinë i pozicionuar në jug të Sarandës. Edhe ky, ashtu si edhe Gjirokastra, një qytet i mbrojtur nga Trashëgimia Botërore. Aty gjenden rrënojat e ndërtimeve me histori 2.500-vjeçare. Arkeologjia, është arsyeja pse ne vizituam Butrintin, ndërsa atmosfera e qetë shkaku pse e pëlqyem. Pasi hëngrëm drekën, u ngjitëm në tarracën e kështjellës për të parë panoramën që ofronte platea. Atje, pamë një çift të sapomartuarish që bënin fotografi. Vangjeli na shpjegoi se kjo ishte një traditë. Pas pak çastesh mbërriti një çift i dytë, një i tretë e kështu me radhë. Nuset e reja mbanin në duar buqetat me lule dhe përpiqeshin të shijonin atmosferën e ditës më të lumtur të jetës së tyre. Ato mbanin veshur fustane të bardha nusërie të mrekullueshme, të blera në mos në njërin, në një tjetër nga dyqanet e shumta që pamë gjatë udhëtimit tonë. M u bë shumë qejfi teksa shikoja këto fustane të veshura nga nuset e vërteta, të gjalla dhe shumë të lumtura dhe jo nga trupat e ngurtë të manekineve. Kjo ishte me të vërtetë një eksperiencë iliriane.
Përktheu: Androkli Dralo
Ky lajm është publikuar: 07/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›