Politika shqiptare i shpreh ngushëllimet vendit fqinj
Autori i Lajmit: red.
Politika shqiptare i ka shprehur ngushëllimet e saj vendit fqinj për humbjen tragjike në njerëz dhe dëmet materiale, shkaktuar nga fatkeqësia natyrore. Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano dhe Kryeministrit, Silvio Berluskoni, ku shpreh keqardhjen dhe hidhërimin për fatkeqësinë natyrore që preku rajonin e Abrucos. “Dëshiroj të shpreh hidhërimin tim për këtë ngjarje tragjike që preku popullin mik italian dhe të dërgoj ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e viktimave në emrin tim dhe në emër të popullit shqiptar”, - thuhet ndër të tjera në mesazh. Ndërkohë, Kryeministri Berisha, i ka dërguar një mesazh Kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni. Përmes mesazhit, Berisha i bën të ditur homologut të tij, Silvio Berluskoni, se qeveria shqiptare ka vendosur të akordojë një shumë modeste prej 50 mijë eurosh, në ndihmë të familjeve të lënduara nga kjo ngjarje e rëndë natyrore. Ndërsa ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij italian, Franko Fratini. "Me shumë trishtim mora lajmin e bilancit tragjik të tërmetit që ra në zonën e Abrucos, i cili provokoi humbjen e shumë jetë njerëzish, shumë të humbur dhe shumë dëme materiale. Me dhimbje të thellë dëshiroj t ju shpreh juve dhe familjeve të viktimave, ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe ndjenjat e një solidariteti të thellë", - shkruan ministri Basha në këtë telegram. Gjithashtu, në orët e para të mëngjesit, ministri Basha pati një bisedë telefonike me ambasadorin e Republikës së Italisë në Tiranë, Saba d Elia, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për këtë tragjedi. Kryetari i Partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, Edi Rama, shprehu ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave nga tragjedia e rëndë në Itali si pasojë e tërmetit. Në një konferencë për shtyp, Rama tha se u kishte dërguar një mesazh ngushëllimi autoriteteve me të larta italiane, ku shprehu keqardhjen për tragjedinë e ndodhur dhe solidaritetin me popullin italian.
Ky lajm është publikuar: 07/04/2009