E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në aksident 19-vjeçari, plagosen rëndë dy të tjerë

Durrës

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur dje në orët e vona të mbrëmjes në Durrës. Një djalë 19 vjeç gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy të tjerë, 23 dhe 40 vjeç u plagosën rëndë nga përplasja e dy mjeteve në aksin rrugor Shënavlash-Spitallë. Policia e Durrësit njoftoi se rreth orës 21:30, mjeti tip “Ford Fiesta” i drejtuar nga 19-vjeçari Genc Gashi, me targë B34641 u përplas me mjetin tip “Audi” me targë BA368GE, që drejtohej nga 23-vjeçari Redi Furrxhi. Për shkak të përplasjes së fortë, Genc Gashi gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa shoferi tjetër Redi Furrxhi dhe pasagjeri S.M. 40 vjeç u plagosën rëndë. Policia sqaroi se viktima është banor i fshatit Shënavlash, ndërsa dy të plagosurit banorë të lagjes nr.16 të qytetit të Durrësit. Paraprakisht ekspertët e policisë rrugore kanë konsideruar shpejtësinë shkak të aksidentit, ndërkohë që po hetohet ende për përcaktimin e saktë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›