Vodhi, dënohet me 16 muaj burg faturisti i OSSH-së
Fier
Një vit e katër muaj burg dhe një gjobë prej 400 mijë lekësh ka dhënë gjykata për një ish-faturist të OSSH-së së Fierit. Namik Xhemalaj është shpallur fajtor nga togat e zeza për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Arrestimi i tij është bërë më datën 23 dhjetor të vitit 2008. Që në përballjen e parë me trupin gjykues faturisti ka pranuar akuzën, duke përfituar shkurtim të masës së dënimit. Ka qenë filiali i OSSH-së ai që ka denoncuar në Prokurorinë e Fierit Namik Xhemalajn për shpërdorim detyre. Mësohet se Xhemalaj nuk ka depozituar në arkën e KESH-it shumën e 17 milionë lekëve, të cilën ai e kishte marrë nga abonentët që kishin shlyer faturat e energjisë elektrike.
#