E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti me gardën, dëshmon Krenar Ahmeti

 

TIRANE – Ish-shefi i Policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës Krenar Ahmeti është marrë dje në pyetje lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e 10 janarit 2008, kur me makinën e tij ai goditi një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Sali Berisha. Mësohet se Krenar Ahmeti është marrë në pyetje nga grupi hetimor i Policisë Gjyqësore, që është ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje, i cili prej ditësh po bën verifikimet e nevojshme ligjore. Burimet zyrtare nuk bënë me dije të dhëna rreth dëshmisë së dhënë nga Krenar Ahmeti, por thanë se hetimet do të vazhdojnë më tej me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Pak ditë më parë Krenar Ahmeti u pezullua nga detyra e shefit të Policisë Rrugore për shkak se u akuzua për goditjen e një makine të Gardës, që shoqëronte eskortën e Kryeministrit Sali Berisha. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të 10 janarit 2008 kur sipas pretendimeve të gardistëve Krenar Ahmeti, goditi makinën e tyre duke ecur indietro dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ngjarja menjëherë u bë objekt i hetimeve të policisë, ndërsa Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Tiranës morën masat përkatëse ndëshkimore.              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›