E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i pronave me standarde të reja

 

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për Planifikimin e territorit”. Ekspertë të ndryshëm kanë diskutuar mbi këtë projektligj të ri të qeverisë, avantazhet dhe risitë e këtij projekti të ri. Projektligji i ri parashikon edhe hyrjen në treg të aktorëve të fuqishëm perëndimorë, të cilët respektojnë me rigorozitet parimet bazë të planifikimit të territorit. Një aktor i tillë është CENTURY 21 Albania, pjesë e kompanisë më të madhe dhe më të suksesshme të ndërmjetësimit të pronave të paluajtshme në botë. Krijimi i regjistrit dhe i database-it elektronik të rregullimit të territorit do të bëhet edhe me kontributin e aktorëve të rëndësishëm të tregut. CENTURY 21 Albania ka disponibilitetin dhe profesionalizmin e duhur për të kontribuar në mirorganizimin e territorit dhe mirëfunksionimin e tregut të pronave të paluajtshme në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›