Lulzim Basha: PD refuzoi konfliktin politik, ju zgjodhëm ju të parët”
I pranishëm në Konventë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha tha se Partia Demokratike ka zgjedhur si prioritet rininë, ndaj i bëri thirrje që me 23 qershor të zgjedhin PD-në si alternativë. “Ne kemi zgjedhur të rinjtë si prioriteti numër një i Partisë Demokratike, kemi zgjedhur ti japim mundësi të rinjve. Ne ju zgjodhëm ju të parët refuzuam konfliktin politik. Ish- kryetari bëri zgjedhjen e tij që shpreson se ju nuk do e mbani mend, por kujtesa nuk na ka lënë. Punët e bëra mbeten, dhe jo fjalët. Ju e dini qëndrim e PD dhe Sali Berishës, dini se çfarë kemi bërë për rininë dhe kemi shumë për të bërë. ju bëj thirrje zgjidhni PD dhe Sali Berishën, ndryshimi është për ju...përpara....përpara”, theksoi Basha.
Kryebashkiaku sulmoi paraardhësin e tij, Edi Rama, duke e akuzuar se mund të bënte me shumë. “Ai kishte çdo mundësi për ta bërë Tiranën qytet modern e europian, por bëri një zgjedhje tjetër, zgjodhi të fokusohej te ambicia e tij personale. Kjo është arsyeja pse e refuzuan me votë më 8 maj”, u shpreh Basha.