E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jozefina Topalli: “Edi Rama detyron deputetët të thonë jo për çdo gjë”

26-04-2013 / Gazeta 55

“Nuk i tha jo për arsye morale, sidomos pas koalicionit të kartës së pazareve dhe as për arsye logjik. I tha jo, sepse personi i vetëm por të cilin shqetësohet është vetja dhe puna e tij. Rama tha jo thjesht ka votuar kundër çdo ligji dhe reforme dhe buxheti, por në përgjithësi sulmon, arsimin, të rinjtë pedagogët. Nuk ka nguruar të sulmojë gjithë sistemin arsimor, deri dje, të drejtën e arsimit mund të merrje jo vetëm se ishe më i zoti, por pasi partia e Edi Ramës vendoste nëse je i denjë për të vijuar shkollën e lartë. Ne nuk do i kthehemi këtyre ideve të dështuara që mbajtën peng rininë shqiptare ne ecim para”, u shpreh Topalli,
Fjala e Topallit u ndërpre nga mbërritja e kryeministrit të vendit Sali Berisha, i cili u prit me brohoritje nga salla. “Kam kaq vite dhe të tillë nuk kam parë asnjëherë një sallë kaq plot. Sot jemi aq shumë, më besimtarë se asnjëherë tjetër, sepse ne duam Shqipërinë, dhe ju jepni besimin dhe ju do e realizoni” shtoi Topalli.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›