Indetifikohen autorët e vrasjes në Bulqizë
Indetifikohen emrat e autorëve të vrasjes në Bulqizë. Sipas të dhënave për “Ora News”, mësohet se shtetasit me iniciale L.Jangu , D.Gjepa jane përballur me grupin tjetër të cilët janë kushurinj me mbiemrin Duriqi.
Ditën e sotme, kjo ngjarje e rëndë ka tronditur opinjonin e qytetit të Bulqizës, ndërsa një vrasje me armë ka ndodhur në sheshin kryesor të tij, e cila ka cuar në vrasjen gabimisht të një tjetër shtetasi dhe plagosjen e dy të tjerëve në Bulqizë.
Viktima është 46-vjeçari Fehmi Kurçami i cili ka qënë duke ecur në rrugë dhe në momentin dy grupet kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit, 46-vjeçari është qëlluar gabimisht me armë zjarri duke vdekur në vend.
Policia ka ngritur postoblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit me qëllim kapjen e autorëve. Kontrolle të shumta janë bërë në kufirin me Malin e Zi dhe në akset kryesore. Jo vetëm kaq, por në vendgjarje ka mbërritur dhe një helikopter.