India, bursa studimi në anglisht
Bursa për programe studimi të nivelit Bachelor, Master ose Doktoratë në universitetet indiane. Këtë bën me dije Ministria e Arsimit. Kjo ofertë përfshin programe studimi për muzikë, arte figurative dhe dance. Qeveria indiane mbulon shpenzimet e shkollimit, të akomodimit dhe të ushqimit, por jo ato të udhëtimit. Programet e studimit zhvillohen në gjuhën angleze. Aplikantët duhet të kenë njohuri shumë të mira të kësaj gjuhe. Për një informacion më të hollësishëm lidhur me mënyrën e plotësimit të formularit të aplikimit, si dhe të përgatitjes së dokumentacionit, referojuni adresës së internetit: http://www.iccrindia.org/scholarships.htm; E-mail: iccr@vsnl.com . Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në MASH është data 15 shkurt 2010.