E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema e re e vlerësimit, gjimnazistët në proteste

 zirina llambroSkema e re e vlerësimit në shkollat e mesme ka nxitur reagimet e para të nxënësve. Dje në gjimnazin “Qemal Stafa” është  braktisur mësimi në shenjë proteste për urdhrin e ri të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Ata kanë kundërshtuar  mënyrën e vlerësimit ku përqindjen më të madhe e  zënë provimet, dhe  mungesat. Sidomos për penalizimet nga këto të fundit nxënësit nuk pajtohen aspak “ Nëse plotësojmë numrin e mungesave për 20%,na kanë thënë se humbasim lëndën,ndërkohë që më parë ka qenë se nëse arrije të plotësoje këtë numër mungesash,duhet të jepje një provim shtesë për të marrë lëndën. Me rregullin e ri i bie që të mungosh në shkollë për një shqetësim personal dhe të të hiqet e drejta për të dhënë provimin e lëndës”,ankohen nxënësit. E kontaktuar për këtë problem, drejtoresha e gjimnazit “Qemal Stafa” Mirela Berisha sqaroi  se nxënësve u është komunikuar një shtesë në urdhrin përkatës të Ministrisë së Arsimit ,sipas të cilit, të paktën këtë semestër nuk do të vihet në zbatim skema. Por nxënësit mohojnë tu jetë komunikuar një urdhër i dytë. Sipas  Drejtorisë së shkollës, protesta e nxënësve është thjesht   arsye për të braktisur mësimin ndërsa vetë nxënësit thonë se për këtë çështje janë të shqetësuar dhe familjet e tyre. Me skemën e re, për të  korrigjuar  njohuritë e nxënësve,do të maten 4 komponentë. Peshën më të madhe do ta kenë provimet me shkrim të lëndës që do të përbëjnë 50% të notës përfundimtare. Veç tyre, jo mjaft i rëndësishëm do të jetë edhe provimi në fund të semestrit i cili zë 25% të notës. Por që një nxënës të marrë notën maksimale është e domosdoshme që të kryejë punime vetjake dhe përvetësimi ditor i njohurive. Një peshë madhore ka prezenca në orën e mësimit. Nëse frekuentimi i lëndës është vetëm 20% ,nxënësi quhet mbetës në atë lëndë. Nga sa përcaktohet edhe në udhëzim brenda muajit janar  mësuesit e lëndëve përkatëse duhet të zhvillojnë provimin përfundimtar të testimit të njohurive të nxënësit. Rezultatet do të përdoren më pas në nxjerrjen e notës përfundimtare. Nota mesatare do të llogaritet me dy shifra pas presjes dhjetore. Pas përcaktimit të notës mesatare për secilin tregues, mbledhja e rezultateve do të nxjerrë dhe notën përfundimtare, me të cilën do të vlerësohet nxënësi për këtë semestër. Vlerësimi Nëse nxënësi ka aq mungesa sa plotëson 20%,quhet ngelës në atë lëndëVlerësimi këtë vit do të nisë nga nota 0- 50 për qind të notës do të kenë provimet me shkrim për lëndët përkatëse- 25 për qind të notës do të ketë provimi përfundimtar për çdo lëndë- 15 për qind të notës do të ketë vlerësimi i punimeve dhe projekteve- 15 për qind të notës do të ketë përvetësimi ditor i njohurive

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›