Indonezi, 78 të vdekur nga rrëzimi i avionit
Indonezi - Një avion udhëtarësh u rrëzua pranë një plantacioni orizi në afërsi të qytetit të Magetanit në Indonezi. Ende ka flakë dhe tym në vendngjarje.
Mendohet se avioni kishte në bord rreth 100 vetë, ndërkohë që mediet lokale bënë të ditur se të paktën 78 vetë kanë humbur jetën. Ato njoftojnë se avioni shkatërroi edhe dy shtëpi gjatë rënies.
Skuadrat e shpëtimit po evakuojnë të plagosurit dhe të vdekurit nga aksidenti ajror.
Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar në lidhje me shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë ajror.