Obama, plan 'historik' për pakësim gazrash
Presidenti Obama ka njoftuar plane në lidhje me pakësimin e emetimeve të gazrave me efekt sere në SHBA, si edhe të reduktojë varësinë e saj ndaj naftës së importuar.
Ai ka urdhëruar industrinë e makinave në vend, që është më e madhja në botë, që të prodhojë makina të reja që konsumojnë më pak karburant, në mënyrë që emetimet e dioksidit të karbonit të pësojnë rënie deri në 2016.
Obama e quajti këtë një kthesë historike ndaj një ekonomie me energji të pastër.
Ai tha se masat e reja do të kursenin 1.8 miliardë fuçi nafte gjatë pesë viteve të ardhshme dhe do t'i ofrojnë siguri industrisë së makinave që ndodhet në vështirësi.
/BBC/