E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi, rrëzohet avioni ushtarak, 98 të vdekur

 

Një avion ushtarak është rrëzuar në Xhakarta, duke marrë jetën e rreth 100 personave, familjarë të personelit të ushtrisë. Zyrtarët indonezianë konfirmuan rrëzimin e avionit ushtarak të transportit, i cili ra dje mbi disa shtëpi dhe mori flakë, pranë një baze ushtarake ajrore në Xhavën Lindore. Një zëdhënës i forcës ajrore indoneziane tha se ka 15 të mbijetuar nga aksidenti që ndodhi ndërsa avioni po përgatitej të zbriste në një bazë ajrore aty pranë. Avioni Hercules C-130 kishte në bord mbi 100 vetë, personel ushtarak dhe familjet e tyre, mes tyre të paktën 10 fëmijë. Dy viktima të aksidentit u vranë, pasi avioni mori flakë dhe u përplas në fshatin e tyre. Televizioni indonezian transmetoi pamje ushtarësh me uniforma, duke nxjerrë trupa nga mbetjet e avionit, ndërsa dëshmitarë tregonin se kishin dëgjuar shpërthime në qiell dhe kishin parë copë të avionit të binin në tokë. Pjesa e mbetur e pashkatërruar ishte vetëm bishti i avionit. Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›