OPDAP dhe EURALIUS vërejtje për ligjin e prokurorisë
Autori i Lajmit: red.
Ndërkombëtarët kritikojnë përsëri ligjin e prokurorisë edhe pas përmirësimeve të bëra nga grupi i punës. Në një material drejtuar Komisionit të Ligjeve, OPDAT vlerëson se drafti ka përmirësime por duhet ende punë. Kështu OPDAT ka këshilluar krijimin e postit të zvendësprokurorit të Përgjithshëm. Kjo alternativë është mbështetur fillimisht dhe nga Prokuroria e Përgjithshnme e cila më pas ka pranuar sugjerimin e Ministrisë së Drejtësisë që nuk e parashikon këtë post. Por sipas OPDAT eksistenca e zvendësprokurorit të Përgjithshëm është me përfitim për organin e prokurorisë. OPDAT madje parashikon dhe kompetencat që mund ti delegoheshin zvendësprokurorit të Përgjithshëm. Ndërkohë që një tjetër vërejte e këtij organizmi është neni që bën fjalë për konfliktin e interesave. Sipas tyre është e nevojshme që të përmirësohen dispozitat aktuale të Kodit të Procedurës Penale. OPDAT kundërshton fort variantin që një autoritet brenda prokurorisë të vendosë mbi përjashtimin e Prokurorit të Përgjithshëm. “E kundërshtojmë me forcë këtë zgjedhje sepse shkel Kushtetutën dhe parimin e organizimit hierarkik të prokurorisë. Thjesht deklarimi i detyrimit të prokurorit të Përgjithshëm për të qëndruar i papanshëm mjafton për ta rregulluar këtë çështje. Ndërkohë që sugjerime të tjera jepen dhe për të drejtën e prokurorit për të ankimuar shkarkimin nga detyra, mbrojtjen e prokurorëve nga procesi penal dhe marrëdhëniet me Ministrinë e Drejtësisë”. Ndërkohë që Qeveria ka pranuar sugjerimet e EURALIUS për t ia lënë gjykatës të drejtën për të vedosur shprblimin e prokurorëve në rast se pushohet në mënyrë të padrejtë nga puna. Të dy këto organizma të cilat kanë kontribuar vazhdimisht për reformën në sistemin e drejtësisë shqiptare vlerësojnë shfuqizimin e nenit 36 të ligjit aktual i cili heq imunitetin e prokurorëve. “Në parim ne nuk kemi kundërshtim mbi shfuqizimin e dispozitës ekzistuese”, - shprehet EURALIUS. Ndërsa OPDAP vlerëson se “ne besojmë fuqishëm që imuniteti apo privilegje të çdo lloji paraqesin vështirësi ekstreme në hetimin e zyrtarëve të lartë për korrupsion apo shkelje të tjera dhe për rrjedhojë procedimet e suksesshme kundër zyrtarëve me imunitet kanë qenë të sakta. Ne mbështesim heqjen e çdo imuniteti apo privilegji për çdo zyrtar të lartë që i gëzon ato në mënyrë që të mundësohet përgjegjshmëria e tyre para ligjit në mënyrë të barabartë me gjithë qytetarët e tjerë”.
Ky lajm është publikuar: 27/12/2008