Ligji i Prokurorisë, rikthen “muajin e mjaltit” PS-PD
Autori i Lajmit: Suela Topi
Rikthehehet “muaji i mjaltit” mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Menjëherë pas miratimit të Kodit Zgjedhor në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Partia Socialiste është rikthyer në Komisionin e Ligjeve dhe ka dhënë konsensusin për projektligjin për Prokurorinë, pavarësisht kontestimeve të shumta të bëra për të pak kohë më parë. Xhafa ka kërkuar që Reforma në Drejtësi dhe ajo në Prokurori të vazhdojë pse jo, duke u mbështetur dhe në paktin e hartuar afro një vit më parë nga ekspertët e Partisë Socialiste. Duke e konsideruar draftin në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare, Xhafaj tha se ai merr mbështetjen e socialistëve. Edhe pse nuk ka qenë kaq “paqësore” Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, e cila ishte e pranishme në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve. Ina Ram ka kontestuar nenin 128 dhe 28 të draftit që kanë të bëjnë pikërisht me imunitetin e prokurorëve dhe raportimin në Kuvend. Ndërkohë që në diskutimin nen për nen të draftit ka pasur disa kontestime dhe nga socialistët. Pas disa ndryshimeve, ligji ka kaluar nen për nen në Komisionin e Ligjeve dhe tashmë pritet që të votohet në seancën plenare të ditës së hënë, 29 dhjetor, që është dhe seanca e fundit për këtë vit.
Diskutimet
Ministri i Drejtësisë, Enkeled Alibeaj, sqaroi se ligji i ri për Prokurorinë zgjidh disa çështje të hasura deri tani, siç është ajo e hierarkisë dhe përfaqësimit, marrëdhënia vertikale mes prokurorëve dhe çështja e tretë e debatueshme në këtë ligj është çështja e konfliktit të interesit, e cila ka gjetur një rregullim deri tani që të plotësojë një element të munguar në legjislacionin shqiptar. Lidhur me këtë çështje, në përgjigje dhe të pyetjeve të deputetëve, Alibeaj ka sqaruar se zgjidhja ideale do të ishte që ky problem të zgjidhej nga një dorë jashtë sistemit të Prokurorisë. “Kemi ecur me logjikën që të paktën për Prokurorin e Përgjithshëm të pranojmë një zgjidhje alternative, të pranojmë alternativën e vetëdeklarimit të konfliktit të interesave. “Unë besoj se një shtet qëndron jo duke vendosur kritere dhe mekanizma represive, por duke ecur mbi vetëdeklarimin”, - tha ai. Lidhur me shfuqizimin e nenit 36, të nenit që ka të bëjë me çështjen e imunitetit, që është dhe pika më e debatuar mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, Alibeaj ka pohuar se kjo gjë bëhet për dy arsye. Sipas tij, ky vendim ka të bëjë me frymën që duhet të karakterizojë punën e çdo prokurori dhe tjetra është një arsye tekniko-juridike dhe ka të bëjë pikërisht me çështjen dhe me pikën 3 që garantonte kjo dispozitë, që nuk është imunitet, por mbrojtje nga procesi penal. Ai shton më tej se Kushtetua, në asnjë moment, nuk përcakton imunitet ndaj një procedimi penal për prokurorët. Për më tepër, ai pohon se në rast të flagrancës, i vetmi që bën ndalimin e prokurorit do të jetë një kolegu i tij, çka krijon mjaft probleme, por këto argumente nuk janë pranuar nga kryeprokurorja Ina Rama, sipas së cilës, ndalimi mund të bëhet dhe nga policia gjyjqësore, çka krijon mundësinë për abuzime. Ndërkohë që kontestime kanë pasur edhe socialistët, edhe pse parimisht ishin dakord draftit. Deputeti socialist Pandeli Majko kërkoi sqarime nga ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, pse do të bëhet raportim për inspektimet në organet e Prokurorisë një herë në vit. Sipas tij, ka qenë pikërisht kjo çështje që ka sjellë probleme dhe përplasje mes organit të akuzës dhe politikës. “Jeni Qeveria më e akuzuar për marrëdhëniet jo të mira me Prokurorinë. Për më tepër, kemi shembuj të politikës së kaluar që prokurorët janë larguar nga puna për arsye politike. Prandaj kjo çështje është shumë e rëndësishme”, - tha Majko. Në draft parashikohet që ministri i Drejtësisë paraqet në Kuvend, të paktën një herë në vit, raportin me shkrim për inspektimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë, duke vënë në dijeni edhe Prokurorin e Përgjithshëm. Ndërsa gjatë diskutimit nen për nen të draftit, deputeti Majko kërkoi që në nenin 10 të draftit të ardhur nga Qeveria, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, të përfshihen dhe kriteret e pastërtisë në kuadër të ligjit të miratuar vetëm pak ditë më parë “Për pastrimin e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve”. Në lidhje me këtë çështje, Alibeaj sqaroi se kjo pikë është parashikuar në nenin 8 të draftit ku përcaktohen kriteret për çdo prokuror, duke përfshirë këtu dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Ndërkohë që deputeti Besnik Dervishi kërkoi ndryshime në nenin 17 të draftit, ku parashikohet apelimi i prokurorit kundër masës disiplinore “shkarkim nga detyra”. Sipas tij, nëse vërtetohet që shkarkimi nga detyra është bërë i pabazuar në ligj, atëherë shpërblimi që vendoset me këtë rast duhet të jetë minimalisht paga e një viti pune. Por ministri Alibeaj nuk e pranoi këtë argument, duke pohuar se ky do të jetë vendim i gjykatës, çka më pas u pranua dhe nga opozita. Socialistët kanë mbështetur ndërkohë argumentet e Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, lidhur me kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë për masat disiplinore. Ashtu si organi i akuzës, ata kanë mbështetur argumentin që Ministria e Drejtësisë të këshillojë nisjen e një procedimi penal dhe jo masën për një procedim penal. Pas këtyre diskutimeve drafi ka kaluar me konsenus. Projektligji pritet të votohet në Kuvend në seancën parlamentare të së hënës (29 dhjetor), një ditë para mbylljes zyrtare të sesionit parlamentar të vjeshtës.
Ky lajm është publikuar: 27/12/2008