E Diel, 1 Nëntor 2026

Infermierja: Ju tregoj se si arratisen nënat kur braktisin fëmijët"

Kryeinfermjerja në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Bega, tregon eksperiencën e saj në përballje me nënat që braktisin fëmijët

Mentaliteti dhe zhgënjimi nga dashuria i detyron ato që të braktisin fëmijët e tyre të porsalindur në maternitet. Me dhjetëra fëmijë të porsalindur përfundojnë çdo muaj në duart e mamive të maternitetit, pasi nënat e tyre i kanë braktisur. Ato shkojnë drejt maternitetit vetëm sa ta nxjerrin në dritë foshnjen dhe më pas të arratisen, si të kishin bërë ndonjë krim. Infermierja në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Nexhmie Bega, tregon ekperiencën e saj në përballje me nënat që braktisin fëmijët e tyre. Ajo që është më tragjike, është fakti se nënat që braktisin foshnjat, janë ende të reja për vete dhe mosha e tyre fillon nga 18 vjeç.

Braktisja

Janë të pakta ato vajza që na dëgjojnë dhe e marrin fëmijën me vete, por vendosin t’i braktisin. Kështu u shpreh Nexhmije Bega, duke shpjeguar se pas ardhjes së tyre në maternitet, ngulmojmë që t’u tregojnë pse kanë ardhur vetëm dhe se ku i kanë familjarët e tyre. “Ndonëse mundohemi të marrim kontakte me të afëmrit e tyre, kjo përpjekje është e kotë, sepse ata nuk duan t’ia dinë fare që tashmë janë bërë prindër”, - duke shtuar se, pas kontaktit dhe shpresës së fundit që kanë bërë infermieretme të atin e fëmijës, vajzat gjejnë mënyën më të mirë, duke u arratisur nga materniteti,palënë identitetin e tyre ose duke lënë identitet të rremë. Sipas saj, janë disa shkaqe që detyrojnë nënat e reja të marrin këto vendime ekstreme. Mentaliteti është një ndër shkaqet kryesore që nënat braktisin foshnjën. Ato u druhen fjalëve të të afërmëve, se çfarë do të thonë ata për një vajzë që ka një fëmijë pa një lidhje martesore. Shkak tjetër është edhe zhgënjimi nga dashuria e ndonjë djali, i cili nuk i del për zot fëmijës së tij. “Një tjetër shkak është dhe gjendja ekonomike e vështirë, pasi një nënë më një fëmijënë krahë, të cilën e ka braktisur dhe bashkëshorti, nuk mund ta mbajë e vetme”, - pohon infermierja, duke shtuar se ato nuk mund të dalin në rrugë me foshnjën e saj në krahë, pa e ditur se ku do shkojë dhe kështu ajo është e detyruar që ta lërë fëmijën në maternitet.

Shifrat

Numri i fëmijëve të braktisurnë maternitetin “Nëna Geralardinë” në muaj, shkon në tre. “Kohët e fundit, rastet e nënave që braktisin fëmijët e tyre, ka ardhur në rritje në krahasim me një vit më parë. Deri në muajin tetor, numri i foshnjeveka shkuar në 26 të braktisur në dhomën e Djepit të Engjëjve”, - thotë Nexhmie Bega. Gjithashtu, kësaj shifre, i shtohen edhe ato nëna, të cilat premtojnë se do të kthehen të marrin foshnjën e tyre. Por edhe në këtë rast, më kot, pasi ato nuk kthehen më për të marrë foshnjen e tyre. Duke përfunduar kështunë befotrof, pasi ne këtu, maksimumi deri në tre muajshe i mbajmë, tha ajo.

Birësimet, të huajt janë më të interesuar

Të huajt janë më shumë të interesuar për të birësuar fëmijët shqiptarë që janë të braktisur nga nënat e tyre. “Ka një interesim të jashtëzakonshëm nga çiftet e huaja për të birësuar fëmijët ebraktisur nga mosha 0,3-6 vjeçe”,- shprehet Brunketa Zoto, psikologe dhe përgjegjësja e sektorit social pranë shtëpisë së fëmijës “Hana e Rozafa”. Sipas saj, shqiptarët pothuajse kanë filluar që të birësojnë fëmijë, po numri, gjithsesi, është shumë më i vogël se të huajt. “Në momentin që një familje do të birësojë fëmijë, atij nuk i lejohet të shohë asnjë nga fëmijët, megjithatë kur vijnë këtu dhe komuniteti shqiptar na thotë që këtij çifti i është vendosur që të birësojë fëmijë, ne zbatojmë rregullat”, - thekosn ajo, duke shpjeguar se në këtë rast, ai duhet të kalojë një periudhë kohe prej dy javësh, në mënyrë që të shihet përshtatshmëria e fëmijës me familjen birësuse dhe e anasjella. Kjo ndodh nën mbikëqyrjen e psikologes. Gjithashtu, në qoftë se gjatë kësaj periudhe kohe, çifti nuk përshtatet dot me fëmijën, atëherë ai ka të drejtë ta refuzojë fëmijën. Megjithatë, ky çift apo familja birësuse, pasi kanë qëndruar këtë periudhë kohe me fëmijën dhe më pas e kanë refuzuar, atyre u hiqet e drejta për të birësuar fëmijë tjetër”, - shprehet ajo, ose ata duhet të bëjnë dhe njëherë procedurat nga e para, por dhe në këtë rast, ata do të presin familjarët e tjerë, deri në momentin që do t’u vijë radha, pohon ajo.

Shtëpia e fëmijës, shansi i vetëm për të braktisurit

Në shtëpinë e fëmijëve të braktisur, “Hana e Rozafa”, në Tiranë, ku trajtohen fëmijë nga mosha 0,3-6 vjeç, aktualisht ndodhen 47 fëmijë të braktisur nga nënat e tyre. Por numri më i madh është i fëmijëve, të cilët janë braktisur nga nënat e tyre në maternitetin e Tiranës “Nëna Gelardinë”. Janë 22 fëmijë të braktisur, të cilët janë lënë aty nga prindërit e tyre pa asnjë lloj interesi. Megjithatë, pjesa tjetër e fëmijëve, janë lënë me interesim, ku shkojnë dhe i takojnë prindërit ose të afërmit e tyre. Por, edhe këta fëmijë, në momentin që të afërmit e tyre nuk shkojnë më që t’i takojnë, atëherë edhe këta fëmijë quhen të braktisur. Këtë gjë e pohon dhe përgjegjësja e shërbimit social, Brunketa Zota. Ajo shprehet se “Ne, më pas, jemi të detyruar që këta fëmijë t’i shpallim të braktisur sipas ligjit dhe, në momentin që i shpallim të braktisur, i çojmë në komunitetin shqiptar të birësimeve për t’u gjetur një famijle”. Megjithatë ajo pohon se“përsa u përket fëmijëve, të cilët janë lënë pa asnjë interes nga ana e prindërve, është një periudhë kohe 3 muaj, që ne duhet të presim nëse ka apo jo interesim,dhe në momentin që nuk ka interesim, i çojmë në gjykatë për ta shpallur të braktisur dhe pas kësaj periudhe kohe,prindit biologjik, i ka humbur çdo lloj e drejte mbi të, në të dyja rastet”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›