Inflacioni për një vit nuk do të kalojë 4 %
Banka e Shqipërisë ka bërë një vlerësim të treguesve ekonomikë në Shqipëri, por edhe më gjerë saj, nga ku ka garantuar se rritja e çmimeve nuk do të jetë më e madhe se 4 për qind për 12 muajt në vijim. Këtë vlerësim Banka e Shqipërisë e ka arritur si rezultat të zhvillimeve të brendshme tepër pozitive, por edhe për shkak se kriza e ushqimeve në botë duket se ka përfunduar. “Parashikimet më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë, se duke filluar që muaji gusht 2008, inflacioni vjetor do të vazhdojë të luhatet rreth vlerave qendrore të intervalit të tolerancës për gjatë gjithë 12 muajve në vijim. Pasi analizoi me kujdes balancën e rreziqeve në ekonomi, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë arriti në përfundimin se shkalla e materializimit të tyre vazhdon kurbën e vet rënëse. Megjithatë, ende ambienti i jashtëm mbart një potencial të caktuar rreziku, i cili vazhdimisht do të mbahet në qendër të shënjestrës së politikës monetare të Bankës së Shqipërisë”, - thuhet në vlerësimin e BSH-së. Pavarësisht kësaj, autoriteti financiar qendror do të vazhdojë të ndjekë nga afër të gjitha zhvillimet ekonomiko-financiare, brenda dhe jashtë vendit, me qëllimin e vetëm për të shmangur maksimalisht çfarëdolloj faktori rreziku, si ndaj stabilitetit makroekonomik të vendit, ashtu edhe ndaj stabilitetit të sistemit bankar. Gjithsesi, duke pasur parasysh këtë ambient ekonomik dhe financiar, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 6.25 për qind.
Vlerësimi
Banka ka vlerësuar se inflacioni vjetor në vend në muajin korrik rezultoi 3.7 për qind, duke shënuar rënie për të katërtin muaj nga niveli më i lartë prej 4.6 për qind që shënoi në muajin mars, më i larti gjatë 5 viteve të fundit. Në terma mujorë, inflacioni ra me 0.6 për qind në muajin korrik. Efekti stinor, shkaktuar nga hyrja e prodhimit të brendshëm bujqësor, krijoi kushte për zbutjen e presioneve inflacioniste mbi nivelin e përgjithshëm të çmimeve në këtë periudhë të vitit. “Të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore të realizuara deri në fund të muajit qershor 2008, rezultojnë përkatësisht në nivelin: 103 dhe 92 për qind të planit 6-mujor. Kontributin kryesor, në tejkalimin e vlerës së planifikuar për të ardhurat gjatë kësaj periudhe e kanë dhënë të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, si edhe të ardhurat nga TVSH-ja. Shpenzimet kapitale, ndryshe nga vitet e mëparshme kanë regjistruar ritme të larta realizimi, ndërkohë që deficiti buxhetor i krijuar në fund të gjashtëmujorit përfaqëson vetëm 13% të vlerës së planifikuar për këtë periudhë”, - vlerëson BSH-ja.
Ekonomia botërore
Sipas Bankës së Shqipërisë, edhe ekonomia botërore ka favorizuar situatën e qëndrueshme në Shqipëri. Ekonomia botërore gjatë tremujorit të dytë të këtij viti ka vazhduar të shfaqë shenja të ngadalësimit të ritmeve të rritjes, kryesisht në vendet e industrializuara. Megjithatë, mbështetur në të dhënat paraprake të tremujorit të dytë vlerësohet se SHBA ka shënuar një përmirësim të lehtë të aktivitetit ekonomik. Ndër zhvillimet e tjera të spikatura është vlerësimi i monedhës amerikane, çmimi i së cilës pas një periudhe relativisht të gjatë ra nën nivelin 1.5 dollarë për një euro. Kohët e fundit vihet re një qetësim edhe në tregjet e lëndëve të para dhe energjetike. Çmimi i naftës ka qenë në rënie për pjesën më të madhe të kohës, duke u luhatur ditët e fundit rreth nivelit 112 dollarë amerikanë për një fuçi. Gjatë këtij muaji, si Banka Qendrore Evropiane ashtu dhe Rezerva Federale, nuk ndërhynë në përqindjet e interesit, duke kërkuar më shumë kohë në asimilimin dhe interpretimin e sinjaleve që vijnë nga tregjet financiare.
Shqiptarët po kursejnë më shumë, depozitat u rritën me 19 %
Shqiptarët gjithnjë e më shumë po depozitojnë paratë e tyre në banka private. Depozitat gjatë muajit qershor shënuan një rritje vjetore të konsiderueshme prej 18.8 për qind. Kontributin kryesor në rritjen e depozitave në total e kanë dhënë depozitat në valutë, të cilat janë rritur me 4 për qind në terma mujorë. Të dhënat statistikore tregojnë se në muajin qershor, norma mesatare e depozitave në lekë ka qëndruar pothuajse në të njëjtin nivel me atë të muajit maj, 5.48 për qind ose 0.70 pikë përqindjeje më lart se një vit më parë. Interesat e depozitave në euro kanë pësuar një rritje të lehtë, mesatarisht prej 0.04 pikë përqindjeje, në 4.02 për qind. Nga ana tjetër lëvizje ka pasur edhe në tregun bankar. “Vazhdon të injektohet likuiditet, i cili më vonë në një pjesë të konsiderueshme, investohet në formën e depozitës njëditore. Shpërndarja e tepricës së likuiditetit ka vazhduar të jetë e përqendruar, ndonëse në shkallë më të ulët se një muaj më parë. Interesi mesatar për transaksionet njëditore është ulur me 0.33 pikë përqindjeje, në 5.66% dhe ai për transaksionet 7-ditore është ulur me 0.05 pikë përqindjeje, në 6.08%. Vëllimi mesatar i huadhënies njëditore është rritur në 1.8 miliardë lekë, nga 1.5 miliardë lekë në muajin qershor”, - thuhet në vlerësimin e BSH-së. Prej disa muajsh, interesat e letrave me vlerë në tregun primar nuk kanë pësuar luhatje. Krahasuar me një muaj më parë, interesat e bonove të thesarit nuk kanë shfaqur ndryshime të ndjeshme, gjatë muajit korrik.
Shkëmbimet tregtare, 2.12 miliardë euro për 6 muaj
Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe vende të tjera kanë arritur në një rekord përgjatë 6 muajve të parë të vitit. Gjatë periudhës janar-qershor 2008, shkëmbimet tregtare arritën në 2.12 miliardë euro, ose rreth 18 për qind më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2007. Aktiviteti i rritur tregtar është pasqyruar në një deficit tregtar të lartë, 1.19 miliardë euro, që do të thotë rreth 17 për qind rritje në terma vjetorë. Në fund të muajit qershor, oferta monetare ka shënuar një pikë kthimi duke u rritur me 14 për qind në terma vjetorë. Krijimi i mjeteve monetare në këtë muaj ka pasqyruar kanalizimin më të shpejtë të kredisë për ekonominë dhe të prurjeve valutore në formën e depozitave. Rritja e aktivitetit tregtar dhe shkëmbimeve i dedikohet edhe lëvizjeve të brendshme, veçanërisht kreditimit të lartë të ekonomisë. Teprica e kredisë në muajin qershor është rritur me 45 për qind në terma vjetorë, krahasuar me 43 për qind, me mesataren e muajve të fillim vitit. “Në raport me M3, kredia për ekonominë vijoi prirjen rritëse duke arritur në 45% të saj. Kontributin kryesor në këtë zgjerim e ka dhënë rritja e ndjeshme e financimit të bizneseve në valutë. Përshpejtimi i ritmeve të kredisë nga muaji qershor e në vazhdim është i lidhur me prezantimin e shumë produkteve promocionale për thithjen e depozitave si edhe nga huatë e marra prej bankave mëma”, - thotë BSH-ja.