E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raiffeisen Bank jep 40 milionë euro kredi për KESH-in



Raiffeisen Bank ka nënshkruar një linjë kredie me kompaninë KESH gjatë kësaj jave. Kredia e 40 milionë eurove do të ndihmojë KESH-in të importojë energji nga jashtë, të realizojë me sukses një sërë projektesh të investimeve që i shërbejnë përmirësimit të kapaciteteve gjeneruese si nga pikëpamja e efikasitetit ashtu edhe të zgjerimit të tyre si dhe të ketë një performancë më fleksibël financiare. Kjo marrëveshje kredie është më e madhja deri tani nga një bankë e vetme që vepron në Shqipëri. “Raiffeisen Bank është e kënaqur që ka arritur këtë marrëveshje me KESH. KESH do ta përdorë këtë kredi për të blerë më shumë energji për Shqipërinë dhe kjo është shumë e rëndësishme, jo vetëm për popullatën, por edhe për bizneset. Kjo marrëveshje është një zgjerim i bashkëpunimit tonë me KESH-in”, - ka deklaruar Oliver J. Whittle, drejtor i përgjithshëm i Raiffeisen Bank. Linja e kredisë është garantuar nga qeveria shqiptare e cila ka treguar sërish mbështetjen e saj për sektorin e energjisë në vend, i cili është shumë i rëndësishëm për zhvillimet e vendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›