Inflacioni rifillon ngjitjen
Indeksi i çmimeve të konsumit në Shqipëri rifilloi rritjen pas katër muajsh pushim, si pasojë e përfundimit të efekteve sezonale në ekonomi, bëhet e ditur nga të dhënat e Institutit të Statistikave. Çmimet e konsumit shënuan një rritje prej 0.6 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike. Rritja më e madhe prej 8.2 për qind vërehet në nëngrupin "zarzavate, përfshirë patatet".
"Rritje çmimesh vërehen pothuajse në të gjitha nëngrupet e tjera të grupit ‘Ushqime dhe pije jo alkoolike‘, ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupet: ‘fruta‘ 3.8 për qind; ‘sheqer, reçel, mjaltë etj.‘ 3.1 për qind etj.", njoftoi INSTAT.
Në pjesën tjetër të treguesit të inflacionit vërehet edhe rritja e çmimeve të shkaktuara nga nënçmimi i lekut kundrejt euros. Çmimi i duhanit u rrit me 0.6 për qind gjatë muajit të kaluar, ndërsa çmimet e naftës shënuan rritjen e radhës me 3.3 për qind. Pjesa e dytë e vitit në Shqipëri shënohet zakonisht me norma të larta inflacioni.