Korrupsioni, problemi më i madh në biznes
Shqipëria u ngrit në njëmbëdhjetë vende në indeksin botëror të konkurrueshmërisë këtë vit, por pavarësisht kësaj, korrupsioni dhe ineficenca qeverisëse vlerësohen ende si dy problemet më të mëdha të vendit, me të cilat përballen kompanitë e biznesit. Lajmi bëhet i ditur nga Forumi Ekonomik Botëror. Kjo organizatë me qendër në Zvicër, publikon çdo vit një raport mbi aftësinë e vendeve për të konkurruar në tregun botëror. Shqipëria këtë vit u rendit e 96-ta, me një përmirësim të dukshëm kundrejt vitit të kaluar, kur u rendit në vendin 106. Indeksi merr parasysh shumë tregues, përfshirë qeverisjen, nivelin e korrupsionit apo marrëdhëniet e punës. Shqipëria ka marrë renditjen më të mirë në eficencën e tregut të punës, për shkak të kostos së ulët të punës në Shqipëri dhe për shkak të bollëkut të ofertës për krahë pune. Përmirësimi më i dukshëm është në treguesin e infrastrukturës. Renditja e një vendi në indeksin botëror të konkurrueshmërisë përfshin analizimin e legjislacionit dhe praktikave ligjore, si dhe pyetjen e udhëheqësve të biznesit. Forumi Ekonomik Botëror ka përdorur Institutin e Studimeve Bashkëkohore si partner vendor.
Qeverisja mbetet problemi kryesor
Pavarësisht përmirësimit të përgjithshëm, nga opinionet e grumbulluara nga drejtuesit e bizneseve në Shqipëri, pjesa dërrmuese e problemeve lidhen me qeverinë. Kështu, 12.8 për qind e problemeve lidhen me nivelin e lartë të korrupsionit, 11.8 për qind nga burokracia qeveritare joefikase dhe 11.4 për qind nga mungesa e stabilitetit qeverisës. Në vend të katërt mes problemeve është legjislacioni fiskal.
Më të prapambetur
Shqipëria mbetet vendi absolutisht më i prapambetur në treguesin e mundësisë së financimit të një sipërmarrjeje përmes bursës vendëse. Për shkak se Shqipëria nuk ka një bursë formale ku kompanitë të mund të shesin aksionet e veta, Shqipëria është renditur në vend të 133-të nga 133 të listuara. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh në treguesit e tjerë të rëndësishëm. Shqipëria është në fund të listës botërore në mbrojtjen e të drejtës së pronës (në vend të 118), tek efektiviteti i politikave anti-monopol (114), pavarësia e gjyqësorit (106) etj. Indeksi vëren përkeqësim në Shqipëri në treguesit e inflacionit, stabilitetit makroekonomik etj.
Raporti i konkurrueshmërisë botërore filloi të hartohej më 1979. Indeksi u shërben sipërmarrësve të informohen në detaje mbi problemet dhe avantazhet që paraqet një vend para se të investojnë. Raporti është i mirënjohur dhe i gjithëpranuar nga mediat në të gjithë botën, por megjithatë mbi të nuk mungojnë kritikat. Mënyra e mbledhjes së informacionit për vendet e ndryshme është edhe aspekti më i kritikuar, i cili zakonisht sjell edhe keqkuptime dhe keqinformime mbi vende të ndryshme. Kritikët thonë se indeksi pasqyron thjesht se sa të përshtatshme janë kushtet ekonomike në një vend, në mënyrë që një korporatë ndërkombëtare të fitojë para, por që nuk u kushton shumë vëmendje ekzigjencave të bizneseve vendëse dhe as nuk përbën ndonjë tregues për cilësinë e jetës së njerëzve.
Në rang botëror, këtë vit Zvicra u bë vendi i parë për aftësi konkurruese, duke zëvendësuar në këtë mënyrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë mbajtur kryesinë e indeksit për shumë vite. Mes vendeve të rajonit, Kroacia është e 72-a, Serbia e 93-a, e 89-a dhe Bosnja e 109-a.