QKL: Çdo ditë, nga tri licenca
Kanë kaluar rreh tre muaj kur Qendra Kombëtare e Licencave (QKL) nisi punën për herë të parë. E konceptuar sipas modelit "one stop shop" (të gjitha në zyrë të vetme), QKL-ja ka miratuar licenca për rreth 270 shoqëri private, me një mesatare tri në ditë. Ajo që bie në sy është fakti se pjesa dërrmuese e shoqërive vijnë nga fusha e mjekësisë (farmaci), ndërsa të pakët në numër janë biznese në fushën e tregtimit me shumicë. E vetmja kompani karburanti që ka marrë licencë është ARMO, tashmë në formatin e ri privat. Fakti që në listën e subjekteve që kanë marrë licencën gjatë këtyre muajve, mungonin firmat e ndërtimit, shpjegohet me afatin e lejes, e cila zgjat dhjetë vjet. Edhe pse kanë kaluar rreth tre muaj që nga dita kur nisi punën, pak informacione vijnë nga QKL, ku ndryshe nga QKR-ja, nuk ka publikuar asnjë të dhënë rreth aktivitetit të deritanishëm.
Procesi i punës
Aktualisht, QKL operon në shtatë qytete kryesore, me seli qendrore në Tiranë. Mësohet se stafi i saj nuk e ka marrë ende formën e plotë, ndërsa pritet që me kalimin e kohës implementimi i standardeve të kërkuara nga qeveria dhe donatorët të gjejë rrugën e duhur. Sikurse u veprua me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, parashikohet që QKL të ketë sportele edhe në Dhomat e Tregtisë, për t‘iu gjetur më pranë biznesit. QKL-ja u krijua në bazë të ligjit të miratuar më 23 shkurt 2009 dhe varet direkt nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Lejet dhe licencat
Tashmë çdo biznes që është i interesuar mund ta marrë lejen ose licencën në një zyrë të vetme, pa u endur nëpër ministri apo drejtori. Përveç shkurtimit të kohës, drejtues të QKL-së pretendojnë se është shkurtuar edhe numri i dokumenteve dhe autorizimeve për të hapur një aktivitet privat. Sipas ligjit, QKL
trajton procedurat e licencimit, autorizimit, lejeve, ndryshimit dhe revokimit. Po ashtu, mban dhe administron Regjistrin Kombëtar të Licencave e Lejeve, duke siguruar akses të lirë për publikun, në raport me nevojën që ka.