E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infrastruktura, reagon Olldashi: Rama genjen Eva Gjura



Infrastruktura eshte kthyer ne nje objekt debati mes mazhorances dhe opozites. Pas tryezes se mbledhur nga selia roze per infrastrukturen dhe deklarates se Rames se mungon nje Plan Kombetar per investimet ne rruget e vendit, ka ardhur dhe reagimi i ministrit te Transporteve Olldashi. Gjate nje komunikimi me mediat, Olldashi duke iu drejtuar Rames tha se "Flasin per rruget jo se marrin vesh nga rruget! Flasin per rruget, sepse jane rrugace politike". Ministri Olldashi gjithashtu i ka cilesuar si te paverteta te gjitha ato qe tha Rama ne tryezen e organizuar per infrastrukturen dhe qe ai i hedh poshte me fakte dhe dokumente lehtesisht te verifikueshme. Ne deklaraten per mediat, Olldashi i ka rrezuar me fakte sipas tij, nje nga nje te gjitha ato qe opozita ngriti si probleme ne tryezen e infrastruktures. Akuzave te PS, se kjo qeveri ka nisur te ndertoje rruge pa plan. Olldashi i eshte pergjigjur, duke thene se Rama genjen. "Eshte absolutisht genjeshter. Ne 2005 eshte e vertete qe e lane Shqiperine pa plan te zhvillimit infrastrukturor. Me 10 maj te 2006, qeveria e z. Berisha me vendimin nr. 270 ka miratuar Planin Kombetar te Transportit, qe eshte nje dokument voluminoz, qe ka nje analize shume te qarte te zhvillimit ekonomik", - tha Olldashi. Sipas tij plani Kombetar i Transportit eshte hartuar me financim te Komisionit Europian dhe ky eshte nje informacion minimal qe lideri i opozites duhet ta kishte. Me tej, ai ka shtuar se "ne vitin 2005, ne nentor, sapo kemi ardhur ne pushtet kemi nenshkruar Memorandumin e Observatorit te Europes Juglindore per Transportin qe eshte institucioni me serioz rajonal per zhvillimet ne infrastrukturen rrugore". Genjeshter e ka cilesuar Olldashi, deklaraten e Rames edhe per kilometrat e shtruara ne kete vend. Olldashi tha se, jo 9000, por 9103 km rruge jane shtruar. Duke u ndalur tek standardet me te mira nderkombetare per rruget, Olldashi tha se "Rama na akuzoi se nuk kemi standarde per rruget. E verteta eshte se ne vitin 2005, kur ne kemi ardhur ne pushtet, nuk kemi gjetur asnje standard te ndertimit dhe te projektimit te rrugeve. Kemi adoptuar menjehere standarde italiane, pasi legjislacioni yne i ndertimit eshte modeluar kryesisht sipas atij Italian". Lidhur me sigurine ne Rruge, Olldashi tha se aksidentet jane reduktuar me 30%. "Z. Rama tha ne tryezen e tij se eshte perkeqesuar siguria ne rruge. Genjeu perseri. Kemi gjetur zero investime per sigurine rrugore ne vitin 2005. Menjehere kemi financuar studimin per identifikimin e atyre qe njihen si black-spot apo pika rreziku. Ka qene 280 njolla te zeza apo pika rreziku ne rrjetin rrugor kombetar, te dhene qe z. Rama nuk e permend. Nga keto kemi eliminuar rreth 50 per qind", - tha Olldashi. Gjithashtu, ministri Olldashi hodhi poshte edhe pretendimin tjeter te Rames se nuk po behet asgje per mirembajtjen e rrugeve. Olldashi tha se te gjitha sa ka deklaruar Rama ne tryeze jane thjeshte spekulime te paturpshme politike. Duke ironizuar Ramen, Olldashi tha, "do t'ju them eshte nje maksime e Franz Kafka-s qe thote: "Udha eshte e pafund, as mund t'i heqesh, as mund t'i shtosh gje, por secili e mat me metrin e vet". Ne kete rast me vjen keq te them se Z. Rama nuk ka meter apo, nese kaloj nga Kafka te Vani te "Pallati 176", me duhet te them se z. Rama "nuk eshte ne metro". Gjejini nje meter z. Rama".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›