E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuszczak paralajmëron largimin

Nga Express më 14 shtator 2011 në ora 16:01

Portieri polak i Manchester Unitedit, Tomasz Kuszczak ka eksploduar në mikrofonin e tabloidit britanik, ‘The Sun’.

Ai paralajmëron largimin nga Old Traffordi, pasi që nuk po ka hapësira, pasi që aty gjendet David De Gea, që e zëvendësoi të pensionuarin Edwin van der Sar.

“Jam i mllefosur këtu në Manchester. Ndihem i trajtuar keq, nuk luaj kurrë dhe në verë nuk më kanë lënë të largohem. Kisha disa oferta, por klubi ka kërkuar gjithmonë 4 milionë funte. Për këtë, jam ende në Old Trafford”, ankohet Kuszczak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›