Torres do të shënojë plot gola sivjet

Mbrojtësi i Chelseas, David Luiz e ka lavdëruar bashkëlojtarin Fernando Torres, për të cilin thotë se do të shënojë plot gola sivjet, përkundër faktit se nuk e gjeti rrjetën në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, në fitoren 2:0 ndaj Bayer Leverkusenit, të martën mbrëma. Sidoqoftë, sulmuesi spanjoll kontribuoi në këtë fitore me dy asistime.
“Fernando Torres është një person mjaft i mirë dhe bëri një lojë të madhe sot. Ai bëri dy asistime dhe njerëzit sot thonë se Fernando ka një presion të madh në kokë, sepse nuk shënon. Por, këtë sezon unë e di se ai do të shënojë shumë, shumë gola”, deklaroi mbrojtësi brazilian për Sky Sports.
Sfida e radhës për Chelsean do të jetë ajo ndaj Manchester Unitedit në Premierligë, këtë fundjavë. Torres ishte transferuar tek ekipi londinez në janar, nga Liverpooli, por nuk i kishte arsyetuar asnjëherë paratë e shpenzuara për të.