Barça s’do të dominojë gjithmonë

Nga Express më 14 shtator 2011 në ora 16:37
Sulmuesi i ri i Manchester Cityt, Sergio Aguero, e ka dhënë një intervistë të gjatë për tabloidin britanik, ‘The Guardian’, ku ka siguruar se në një të ardhme jo fort të gjatë, do të ndërpritet dominimi i Barcelonës në futbollin evropian dhe atë botëror.
“Do të jenë edhe disa vite dominues, por nuk do të jenë gjithmonë skuadër e pamposhtur, sikur sot. Janë disa skuadra të tjera që do të jenë të afta që t’i kalojnë katalunasit”, deklaroi 24 vjeçari, i cili gjatë kësaj vere e la Atletico Madridin, për t’iu bashkuar ekipit anglez.