Inisiativë private për pastrimin e plazhit

12/05/2005 SARANDË – Një biznesmen nga qyteti i Sarandës ka ndërmarrë nismën e rregullimit të plazhit të ri në qytetin e tij. Skënder Muço nga Saranda do të pastrojë plazhin, do të hedhë disa qindra kub rërë dhe do të dezinfektojë rërën, në mënyrë që çdo gjë të jetë e shëndetshme për pushuesit.
Biznesmenit Muça, vetëm pak kohë më parë i kanë prishur pikën e inerteve nga do të merrte rërën për t’i ndryshuar “faqen” plazhit të qytetit të tij.
“Më prishi qeveria pikën e inerteve, por unë do të vazhdoj të kontribuoj për qytetin tim”.
Kjo ishte deklarata e biznesmenit Skënder Muço, nga Saranda, një ditë më parë kur mori nismën për pasurimin dhe sistemimin e plazhit të ri në Sarandë, i lënë në harresë të plotë si nga pushteti lokal dhe ai qendror.
Biznesmeni me mjetet e tij dhe punëtorët që kishte të punësuar përpara shembjes së fabrikës së inerto-betonit, ka nisur një aksion për rehabilitimin e plazhit më të madh të Sarandës.
Sipas tij, “është një investim madhor për mua në një situatë të tillë, por për qytetin tim aq sa është për të investuar edhe më tepër dhe shpresoj ta bëj këtë në bashkëpunim edhe me miqtë e mi, qofshin këta të djathtë apo të majtë”.
Vetëm në plazhin e ri do të hidhen 600 metra kub rërë, që do të sigurohen nga Muço, ndërkohë që puna do të vazhdojë edhe me dezinfektimin e rërës, gjë që nuk është bërë deri më sot, lyerjen e pemëve pranë plazhit dhe sistemimin e ambientit të gërryer nga shirat e dimrit të këtij viti.
“Fëmijët tanë, vazhdoi më tej biznesmeni, vendosin lëkurën në këtë rërë të pistë dhe ne nuk duhet ta lejojmë më një situatë të tillë të pengojmë vajtjen në spitale dhe te porta e mjekut duke investuar secili nga pak me mundësitë që ka. Kam menduar vuri në dukje pronari i ish-linjës së inerto-betonit, që të kthej në një përrallë plazhin e ri vetëm nga dëshira që kam për një qytet me të vërtetë mesdhetar”.
Një muaj më parë, policia ndërtimore e prefekturës së Vlorës shembi aktivitetin prodhues të biznesmenit Skënder Muço në bazë të një urdhri se fabrika e prodhimit të inerto-betonit në Limion dëmtonte kushtet urbanistike të zhvillimit të zonës.
Është hera e parë që një biznesmen i qytetit të Sarandës realizon një investim të tillë për hapësirën e plazheve të Sarandës.
Deri tani ishte vetëm bashkia, e cila ka mundësuar rehabilitimin e tyre me rërë, ndërkohë që kishte munguar interesi nga biznesi, por edhe nga pushteti qendror.