E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektimi Financiar Publik, projektligji në Komisionin e Ekonomisë



Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka nisur dje procedurën e miratimit të projektligjit të Inspektimit Financiar Publik. Ky ligj është pjesë e paketës së përafrimit ligjor me Bashkimin Evropian. Projektligj i ri që ka objekt kontrollin e të gjithë fondeve publike ka në juridiksionin e tij edhe përdorimin e fondeve që vendi përfiton nga projektet me BE-në. Bazuar në këtë ligj ngrihet një drejtori e posaçme e inspektimit publik e cila është në varësi të ministrit të Financave. Ky institucion i ri do të jetë përkrah me kontrollin e lartë të shtetit dhe me zyrat e auditëve të brendshëm. Deputetët e të dy forcave politike kanë kërkuar sqarime nga zyrtarët e Ministrisë së Financave për procedurat e hartimit të projektligjit. Diskutimet rreth projektit do të vazhdojnë edhe në seancat vijuese të komisionit.

Divjaka, fermerët nisin eksportet e produkteve bujqësore

Prej më shumë se një jave Divjaka është kthyer një nga hambarët më të mëdhenj për sa i përket eksportit te kulturës së shalqirit. Çdo ditë nga tregu i Divjakës nisen drejt vendeve të huaja rrethe 25 trajler. Vendet ku eksportohet janë Kosova, Serbia, Bosnja, Maqedonia, Çekia dhe Kroacia. Fermerët shprehen të kënaqur përsa i përket sasisë dhe çmimit me të cilin po e shesin. Tregtarët kosovarë shprehen se kanë zgjedhur Divjakën jo vetëm për cilësinë. Por problem për ta mbetet mënyra e ambalazhimit që sipas tyre nuk është në cilësinë e duhur. Tregu i sigurt në eksport ka detyruar fermerët e kësaj zone t’i përkushtohen kësaj kulture bujqësore fitimprurëse.

Në vitin 2011, euro barazohet me dollarin në tregun valutor

Rimëkëmbja e ngadaltë e ekonomisë dhe problemet me deficitin e lartë buxhetor në shumë vende të eurozonës, do të fundosin monedhën e përbashkët europiane deri në atë pikë sa të barazohet në këmbim me dollarin amerikan. Ekspertët thonë se në 2011-ën, një euro do këmbehet me një dollar. Paralajmërimi vjen nga Qendra për Kërkimet Ekonomike dhe Biznesin në Londër, e cila në një raport tre mujor parashikon se për të forcuar rritjen ekonomike, Rezerva Federale do të rrisë normat e interesit në Shtetet e Bashkuara, në fund të këtij viti. Në kontrast me këtë thuhet në raport, dobësia e ekonomisë në Europë, do të detyrojë BQE-në të mbajë normat e interesit në nivele të ulëta.

16 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›